Kosova e përmbylli edhe vitin 2019 me probleme të shumta në fushën e arsimit, të cilat i konstatuan vetë përgjegjësit e kësaj fushe dhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë (SBASHK). Ekspertë të çështjeve të arsimit shprehen të zhgënjyer me mungesën e një vizioni nga autoritetet kompetente të arsimit në vend për të ndryshuar gjendjen në arsim.
Cilësia e dobët në arsim, pakënaqësitë e mësimdhënësve sa i përket pagave dhe ndërhyrjet politike në institucionet e pavarura arsimore, janë vetëm disa nga problemet, me të cilat u përball sektori i arsimit në Kosovë gjatë vitit 2019, thonë ekspertët.
Halim Hyseni, nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se rezultatet e dala në fushën e arsimit gjatë vitit 2019, dëshmuan se sistemi i edukimit në Kosovë është në degradim e sipër.
“Rezultatet e fundit të PISA krahasuar me ato të vitit 2005, tregojnë se jemi në krizë. Është zhgënjyese sepse Kosova nuk ka vizion dhe nuk di çfarë të bëjë për të ndryshuar gjendjen në arsim në një periudhe 10-vjeçare”, thotë Hyseni.
Për nivelin jo të kënaqshëm në arsim, Kosova u alarmua për të dytën herë me radhë nga Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve.
Ky mekanizëm e radhiti Kosovën në vendin e 77 në mesin e 79 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi, duke renditur të tretën nga fundi i listës. Kosova në këtë test ka lënë pas vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.
Rezultati i vitit 2018 ishte më i dobët sesa ai në vitin 2015, kur Kosova i ishte shtruar këtij vlerësimi për herë të parë.
Rezultati i dobët në PISA, ishte i pritur dhe aspak befasues për shumë nga ekspertë të arsimit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Rinor Qehaja, drejtor në Institutin për Studime të Arsimit “EdGuard”, për rezultatet e dobëta bëri përgjegjës Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës.
“Është e pakuptimtë të priten rezultate më të mira kur Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nuk ka ofruar asnjë përkrahje në zbatim të kurrikulës, nuk ka ofruar tekste shkollore cilësore, aq më pak investime në infrastrukturë. Rezultati i mirë në PISA mund të vijë nga kurrikula dhe jo nga përgatitja e nxënësve për test një javë më herët”, tha Qehaja, duke shtuar se pikënisje e ndryshimit të rezultateve në testet të cilat mund t’iu nënshtrohet Kosova në të ardhmen, do të duhet të jetë instalimi i llogaridhënies në arsimin në vend.
Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, Shyqiri Bytyqi, rezultatin e dobët e ndërlidhi me faktin se pjesëmarrja e nxënësve në test u bë në formën digjitale.
“Ne duhet të shikojmë sistemin arsimor, çfarë përmirësimi ka nevojë të bëhet sepse niveli i rezultateve matet në shkolla. Pra, ministritë mund të bëjnë politika të mira siç i kemi tashmë kurrikulat e reja, për të cilat për çdo kohë nevojiten trajnime të mirëfillta që mësimdhënësi të kuptojë për zbatueshmërinë e tyre. Por, nëse nuk zbatohen këto kurrikula, normalisht se do të kemi rezultate jo të kënaqshme siç i kemi tani”, ka deklaruar ministri Bytyqi.
Gjendjen jo të mirë në arsim, sa i përket cilësisë, e cilësojnë edhe në SBASHK.
Video nga arkivi: Mbyllja e shkollave në emër të cilësisë
Kryetari i kësaj Sindikate, Rrahman Jasharaj, tha për Radion Evropa e Lirë se arsimi në Kosova është në krizë në të gjitha aspektet dhe se duhet bërë ndryshime dhe reforma rrënjësore.
“SBASHK-u ka bërë një analizë dhe vitin 2019 e kemi konsideruar si një nga vitet tepër të vështira në arsim. Qeveria e re të duhet të caktojë si ministër të arsimit një njeri që vjen nga ky sektor sepse me të do të jetë më i lehtë dialogu dhe do ta kuptojë natyrën e punës në arsim. Duhet të ndahen mjete më shumë për të përmirësuar kushtet në shkollat tona. Kushtet më të mira do të krijonin edhe hapësirë dhe mundësi për të ngritur cilësinë në arsim”, thotë Jasharaj.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, në programin e saj për arsimin ka planifikuar gjashtë zona të domosdoshme të transformimit: edukimin parafillor, tekstet e reja shkollore, shkollimin profesional, sistemin e bursave, arsimin e lartë pa pagesë dhe themelimin e fondit për hulumtime shkencore.
Viti 2019 në arsim kishte filluar me grevë. Mësimdhënësit e të gjitha niveleve përdorën grevën si mjet për t’i bërë trysni Qeverisë së Kosovës që të ndryshojë Ligjin për pagat, duke rritur koeficientin, që rrjedhimisht nënkuptonte rritjen e pagave.
Rritja e pagave për mësimdhënësit u mundësua me Ligjin për Paga. Por, pak ditë para se të hynte në fuqi ky ligj, Gjykata Kushtetuese e pezulloi atë deri në muajin mars të vitit 2020.
Me Ligjin për Paga, një mësuesit parashihej t’i rritej paga nga 470 euro në 612 euro.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk i dëshiruan grevat, por që ju ishin imponuar për shkak të mospërfilljes që shteti i bën mësimdhënëseve.
“Çështjet që mund të dalin ndërkohë të rregullohen përmes dialogut dhe të mos ketë kurrë më arsye për greva. SBASHK nëse e sheh që dialogu nuk po ecën si duhet, nëse pala tjetër heziton të realizojë ato që i ka thënë dhe ato që duhet ne do të shkojmë edhe në të ardhmen në grevë edhe pse nuk e dëshirojmë, por fatkeqësisht është mënyra e vetme shprehur pakënaqësitë tona”, thotë Jasharaj.
Gjendja në arsimin në Kosovë u përkeqësua edhe më shumë kur Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) nuk ia vazhdoi anëtarësimin Agjencisë se Kosovës për Akreditim (AKA).
Anëtarësimi nuk iu vazhdua për shkak, siç u tha nga ENQA, mosplotësimit të kritereve evropiane të kërkuara dhe në veçanti u theksua ndërhyrja politike në Agjencinë për Akreditim të Kosovës.
ENQA si ndërhyrje politike e pati konsideruar vendimin e ministrit në largim të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, të marrë me kërkesën e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, për ta shkarkuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë, në vitin 2017.
Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë si dhe mekanizmat ndërkombëtarë, patën reaguar në lidhje me mosvazhdimin e anëtarësimit të Agjencisë për Akreditim të Kosovës në ENQA.
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, përmes një deklarate për media, pati fajësuar qeverinë dhe politikën për këtë situatë.
Ndërkaq, organizatat joqeveritare në Kosovë, që merren me arsimin, kishin fajësuar politikën, por edhe keqmenaxhimin e vetë Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë pati bërë të ditur se Kosovës se mund të aplikojë sërish për anëtarësim dy vjet pas marrjes së këtij vendimi.
Sektori i arsimit në Kosovë për vite me radhë është përballur me probleme të mëdha dhe pa përmirësim të duhur në fusha të caktuara. Institucionet e vendit ishin kritikuar për mosndarje të mjaftueshme të mjeteve financiare për arsimin. Nga 2.3 miliardë euro të buxhetit të Kosovës në vitin 2019, për shpenzimet në arsim ishin ndarë jo më shumë se rreth 300 milionë euro.
Arsimin në Kosovë, thotë eksperti i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni po e përcjellin dukuritë negative të cilat janë në shoqërinë në Kosovë. Ai thotë se niveli i lartë i korrupsioni, papërgjegjësia, jollogaridhënia dhe jotransparenca janë faktorë që kanë ndikime afatgjatë në të ardhmen e zhvillimit të përgjithshëm të Kosovës.
“Është momenti i fundit që strukturat që janë përgjegjëse për arsim të ndalin dhe të mendojnë që se sistemi i arsimit nëse nuk avancon nuk ka asnjë perspektivë as si shtet, as bashkim në familjen evropiane. Të gjitha nivelet e sistemit e arsimit, duke filluar nga ai parashkollor deri në atë universitar, janë jo në zhvillim, jo në stagnim, por në degradim”, thotë Hyseni.
Lëvizja Vetëvendosje e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit ka premtuar ndarje më të madhe buxhetore për fushën e arsimit dhe se do ta vë në prioritetet qeverisës. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A