Edhe një trajner i njohur gjerman arrin në Kosovë dhe i bashkohet qendrës AFF

Qendra Sportive “AFF” ka njoftuar se trajneri gjerman Markus Mühling, do t’i bashkohet stafit të trajnerëve të tyre.
Ndërkaq i njejti ka qenë pjesë e shumë akademive në Gjermani e së fundi ishte te Wolfsburg.
Mühling do të qëndrojë për disa muaj në Kosovë ku do të punojë me futbollist të ndryshëm.
Qendra AFF e cila ndodhet në Kosovë, është vendi që po shërben si grumbullimi i talenteve të së ardhmes, që mund të furnizojnë përfaqësuesen e Kosovës dhe kombëtaren e Shqipërisë. Baza e sistemit të tyre të futbollit është ai gjerman.
Trajnerët të cilët shërbejnë në këtë qendër kanë gjithashtu licensë gjermane.
Një arritje kjo, edhe falë kontakteve e punës të madhe që ka bërë menaxheri i saj, Liridon Mirena.
Diku tek rreth 100 lojtarë janë ata që ushtrohen në këtë qendër, e cila vendodhjen e ka në Fushë Kosovë. Investime të tilla duhet t’i shtohen gjithmonë e më shumë trevave tona, për të pasur një arritje sa më të madhe në futboll.






















































