Mickey Rourke fitoi çmimin “Best Male” për rolin në filmin “The Wrestler”, me të cilin rol është në garë për të fituar edhe çmimin Oskar, ceremonia e ndarjes së të cilit do të zhvillohet sonte.

Rourke, derisa mbajti fjalim përmendi qenin e tij të ngordhur Loki, bëri shaka duke kërcënuar aktorin e komedive Rainn Wilson, ngatërroi emrin e bashkë-aktores Marisa Tomei dhe prishi mikrofonin.

Filmi “The Wrestler” po ashtu morri çmimin e “realizimit më të mirë’ dhe çmimin e ‘kinematografisë’, ndërsa në listën e fituesve ishin edhe Woody Allen, Penelope Cruz dhe Melissa Leo.