LAJMI I FUNDIT:

Edhe një i paraburgosur vdes në QKUK

Edhe një i paraburgosur vdes në QKUK
Foto: Arkiv/Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së rreth orës 13 : 54 , ka ndërruar jetë i paraburgosuri, me inicialet R. B , i lindur më 1937.

“R. B, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë me datë 30 qershor rreth orës 23:00 është udhëzuar të dërgohet në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe nga aty për shkak të gjendje jo të mirë shëndetësore është dërguar në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së, ku si pasojë e komplikimeve shëndetësore ka ndërruar jetë.

I njëjti po vuante nga, Hypotensio Arteriales, Diabet Mellitus tip 2 dhe Bronchitis.


R. B, akuzohej për Veprën Penale; keqpërdorime seksual. I njëjti ishte në masën e paraburgimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë”, thuhet në njoftimin për media.

Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion. /Telegrafi/