Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vazhduar dërgimin e ftesave për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kësaj radhe Specialja e ka ftuar për intervistim Elbasan Shoshaj nga Prizreni. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i OVL e UÇK, Hysni Gucati.
“Sot morra lajmin që bashkluftëtari nga Prizreni , Elbasan Shoshaj është ftuar nga Gjykata Speciale. Edhe ky luftëtar i lirisë do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka shkruar Gucati. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































