Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se Lëvizja Vetëvendosje si parti në pushtet po merret me propagandë duke iu kthyer të kaluarës me qëllim që ta mbuloj paaftësinë qeverisëse të saj.
Edhe kjo parti po ashtu kërkon dorëheqjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Në një konferencë për media, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi u shpreh se dështimet e Qeverisë së Kosovës në të gjitha fushat i ka përjetuar më së shumti qytetari i Kosovës. Sipas saj, si rezultat i mos veprimit të qeverisë, inflacioni ka arritur vlerën mbi 20 për qind.
“Në sfidat që po kalojmë partia në pushtet merret me propagandë në vend se të ofrojë zgjidhje me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë. Dje ishim dëshmitarë sesi pushteti që i ka krejt, iu kthye zanatit të vet si të vetmin mjet të artikulimit politik. Propaganda e partisë në pushtet vazhdimisht i kthehet të kaluarës për t’i ikur përgjegjësive dhe ta mbulojë paaftësinë qeverisëse. Mungesën e rezultateve të partisë në pushtet më së miri e përjetojnë qytetarët tanë në përditshmërinë e tyre. Në ekonomi dështim, në shëndetësi dështim, në arsim dështim.
Kur flasim për ekonomi faktet flasin ndryshe përgjatë dy vjetëve ka pasur vetëm stagnim, ekonomia është ngulfatur, vetëm 9% e buxhetit për investime kapitale është shfrytëzuar, kjo i bie që janë 700 milionë euro më pak në qarkullim vlera e të cilave po humbet çdo ditë. Inflacion mbi 20%, ndër më të lartit në Evropë, si rezultat i mos veprimit të qeverisë, sot produktet ushqimore janë dyfishuar… E vetmja rritje janë importet nga Serbia – është rritje rekorde prej 370 milionë euro. Skandali tjetër që ndërlidhet me Serbinë janë edhe 600 mijë euro transfere nga GEN i Serbisë para, të cilat nuk dimë se ku kanë shkuar dhe kënd e kanë financuar, skandal ky ku përfshihen ambasadorë të pushtetit”, theksoi ajo.
Zëdhënësja e LDK-së ka thënë se kjo parti vazhdimisht ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë dorëheqjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Prej kur ka dalë skandali në medie kemi kërkuar dorëheqjen e tij, mirëpo fatkeqësisht edhe përkundër që mediat sllovene dhe kroate faktikisht postojnë dhe bëjnë publike skandalin me Martin Berishajn, ndërkaq nga ana e partisë në pushtet ende nuk kemi dorëheqje. Prandaj, edhe përkundër që kallëzimi penal i është ngritur Berishaj, ende nuk kemi dorëheqje, rekomandimi dhe propozimi ynë konkret ka qenë për shkak të mos dëmtimit të imazhit të Republikës së Kosovës të dorëhiqet Martin Berishaj”, tha Halimi.
Sibel Halimi nga LDK teksa ka renditur dështimet e Qeverisë Kurti në politikë të jashtme, shëndetësi e arsim u shpreh se “kushërinjtë mesa duket nuk ishin vetëm për dasma, ishin edhe për pozita shtetërore”.
“Regres dhe stagnim kemi edhe në politikën e jashtme. Siç dihet, nuk ka ndodhur asnjë njohje gjatë dy vjetëve të qeverisjes në pushtet, asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ka pasur vetëm skandale të llojit të Martin Berishajt, huqje të panumërta në Twitter dhe së fundmi letra komike e ministrit Sveçla dërguar Gjermanisë për të kërkuar lëvizje me pasaporta të skaduar për qytetarët e Kosovës.
Lista e dështimeve është shumë më e gjatë kur flasim për policinë s’ka drejtor me muaj të tërë, kur flasim për energji ka 72 mijë euro humbje energjie çdo ditë, kur flasim për drejtësinë kemi vjedhje provash në Institutin e Mjekësisë ligjore, kur flasim për nepotizëm ka pasur punësime masive të familjarëve të ministrave dhe deputetëve të pushtet duke kulmuar me super skandalin e punësimeve në KEK, kushërinjtë mesa duket nuk ishin vetëm për dasma, ishin edhe për borde e ndërmarrje publike e për pozita tjera shtetërore”, tha Halimi.
Sa i takon pjesës veriore të vendit, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi u shpreh se nga partia në pushtet për barrikaduesit dhe sulmuesit e policisë në atë pjesë të Kosovës ka pasur amnisti dhe lirim e arrest shtëpiak për personat e akuzuar për terrorizëm./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Deputetët i kthehen punës, do të diskutojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit
U raportua si vdekje në punë në Itali, hetimet zbulojnë se shqiptari u vra
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025