Reperi i njohur, Lyrical Son, është shumë aktiv në muzikë me projekte të shumta muzikore si dhe koncerte.

Duke qenë i detyruar që shpesh të performojë jashtë vendit në mbrëmje muzikore, largësia nga familjarët është sfida më e vështirë me reperin.


Megjithatë, duket se ai e ka gjetur mënyrën se si t'i mbajë ata me kurajën dhe dashurinë që do t'i shohë së shpejti.

Ka qenë bashkëshortja e reperit, Gresa Krasniqi, ajo e cila përmes disa imazheve në InstaStory ka zbuluar befasinë e veçantë që Lyrical Son i bëri para se të nisej për në udhëtimin e radhës.

Ai i kishte bërë dhuratë një buqetë me lule, një arushë prej pellushi, si dhe kartolinë, në të cilën shkruheshin disa fjalë dashurie.

gresa2

"Është shumë e vështirë me qenë pa juve. Më mungoni dhe ju dua shumë. Ty zemër normal edhe qikirushat e vogël. Babi festim", shkruhej në letrën dhuratë të Lyrical Sonit për bashkëshorten dhe vajzat e tij.

"Ai kurrë nuk dështon të më befasojë mua. Të dua babay dhe më mungon shumë", ka shkruar bashkëshortja e tij, Gresa, në imazhet e ndara me ndjekësit në InstaStory. /Telegrafi/

gresa1