Personeli i Ndërmarrjes Publike “Infrakos” që nga fillimi i këtij muaji do të kenë numra të VALA-s, sikurse pjesa më e madhe e institucioneve publike e shtetërore dhe kompanive të shumta private.
Kjo u mundësu pas nënshkrimit të marrëveshjes nga ana e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Gent Begolli dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Infrakos”, Agron Thaçi, marrëveshje kjo, e cila automatikisht të gjithë stafin e kësaj ndërmarrje e kalon në operatorin publik Vala.
“Me këtë marrëveshje të lidhur sot dhe ato që kemi lidhur deri më tani, janë një tregues sinjikativ se gjithnjë e më tepër është duke u rikthyer besimi në shërbimet dhe produktet që ofron Vala, ndërkaq me përforcimet e bëra në rrjet si dhe me ofertat e reja që do t’i promovojmë në javët në vazhdim, synojmë që të kthejmë tek ne edhe shumë institucione të tjera”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli.
Nga ana e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i “Infrakos” bëri të ditur se tash e tutje personeli që ai udhëheq do të ketë lehtësime dhe përparësi të tjera të komunikimit që është një ndihmesë e madhe teknike për mbarëvajtjen e punëve operative.
”Me VALA-n do të kemi shumë përfitime në shumë drejtime, por mbi të gjitha do të na ndihmojë në kryerjen më efektive të punëve tona operative, qoftë në aspekt të komunikimit, por edhe të shfrytëzimit të internetit të shpejtë”, theksoi Agron Thaçi, Kryeshef Ekzekutiv i “Infrakos”.
Kthimi dhe bashkimi me VALA-n i këtyre ndërmarrjeve publike, komunave, bizneseve, institucioneve universitare, etj, paraqet rëndësi të madhe për Valën, sidomos tash së fundi kur i duhen mjete financiare dhe konsumatorë të rinj që do ta ndihmojnë në konsolidimin dhe zhvillimin e strategjisë biznesore dhe arritjes së objektivave të përcaktuara nga Menaxhmenti Ekzekutiv dhe Bordi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë