Pas Shkupit, edhe gratë e Manastirit (vetë)organizohen për të pastruar përmendoret të cilat janë ngjyrosur nga protestuesit e ''Revolucionit Laraman'', transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas mediumeve lokale, gratë janë angazhuar me vetëiniciativë që t'i pastrojnë përmendoret, duke përdorur detergjent dhe ujë. Ato janë parë duke pastruar përmendoren e Filipit të dytë që gjendet në sheshin Magnolia./Telegrafi/