LAJMI I FUNDIT:

Edhe fëmijët me simptoma të lehta ose pa simptoma mund të përhapin COVID-19

Edhe fëmijët me simptoma të lehta ose pa simptoma mund të përhapin COVID-19

Fëmijët me simptoma të lehta ose pa simptoma mund të transmetojnë COVID-19, sipas të dhënave të gjurmimit të kontaktit nga tre institucione të kujdesit për fëmijët në Utah.

Hulumtimi thotë se 12 fëmijë u infektuan me COVID-19 në një institucion të kujdesit për fëmijë dhe ua transmetuan të paktën 12 personave jashtë institucionit, përfshirë anëtarët e shtëpisë, raporton CNN.

Të dhënat tregojnë se fëmijët mund të bartin virusin nga mjediset e kujdesit për fëmijët në shtëpitë e tyre, shkruajnë studiuesit në një raport të lëshuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, transmeton Telegrafi.


Studiuesit analizuan të dhënat e gjurmimit të kontaktit të 184 njerëzve që ishin të lidhura me tre institucionet e kujdesit për fëmijët në Salt Lake County.

OBSH-ja: Pandemia COVID-19 do të vihet nën kontroll brenda dy vjetëve
Lexo po ashtu OBSH-ja: Pandemia COVID-19 do të vihet nën kontroll brenda dy vjetëve

Ata gjetën të paktën dy fëmijë që nuk kishin asnjë simptomë, dhe jo vetëm që ishin infektuar, por ua transmetuan njerëzve të tjerë, përfshirë një nënë e cila ishte shtruar në spital. Një fëmijë 8 muajsh përhapi virusin te të dy prindërit.

Studiuesit thonë se dy të infektuarit e parë ishin anëtarë të stafit që kishin kontakte me virusin që e transmetuan fëmijët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Kalo në kategori