Edhe Evertoni pas Brahimit

Evertoni është në bisedime për transferimin e super lojtarit të Portos, Yacine Brahimi.
Sky Sport me burimet e veta ka kuptuar se bisedimet po shkojnë në rrugën e drejtë dhe se klubi anglez është gati ta bëj goditjen e merkatos.
E vetmja pengesë thuhet të jetë që Everton nuk merr pjesë në garat evropiane. Brahimi i cili ka shënuar 21 gola në 77 paraqitje ka refuzuar edhe një ofertë të majme nga Kina.
Po ashtu Everton është i interesuar edhe për transferimin e portierit të Manchester City, Joe Hart.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































