Krahas tri rasteve pozitive të deritashme, sot pasdite në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2.
Një rast nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë datës 14 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për gjashtëdhjetë e shtatë raste të dyshimta në COVID-19.
Nga data 08.02.2020 deri me 14.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Nga data 01.02.2020 deri me 14.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 7.326 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 479 udhëtarë, Merdare 3.328, Vërmicë 2.488, Jarinje 564, Dheu i Bardhë 109, Hani i Elezit 77, Kullë 224, Qafë Morinë 35, Bërnjak 11, Qafë Prush 8, Muçibabë 2 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Njëri u dënua me burgim, i akuzuari tjetër në rastin “Albkings” arratiset në Serbi pas pranimit të fajësisë

Berisha prezanton programin e biznesit: Taksë e sheshtë 10%, TVSH zbret në 15%

Ndalohet një 74-vjeçar në Gostivar, është sjell në mënyrë agresive ndaj një gjyqtare

Komentuesi nga Kosova e pyet a u mërzit për Dodikun, përgjigjet Rama: Një pjesë e juaja nuk mbush fare

KQZ-u drejtohet me letër partive politike, ua kujton dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë

Rasti "Albkings" - dënohet me 1 vit e 9 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë njëri nga menaxherët e grupit

“Kerveshi & Partners”, firma ligjore më e suksesshme në Kosovë – e para në ranglistën e “The Legal500” për vitin 2025

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Dyshohet se e detyroi një grua t'i jap para, ndalohet një person në Gjilan - përfitoi rreth 50 mijë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

"I çoj të fala motrës së Presidentes", Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi