Të dielën në Teatrin “Dolby” në Los Angeles u shënua edicioni i 94-të i ndarjes së çmimeve më të rëndësishme në fushën e kinematografisë.

Dhe ndërsa kodi i veshjes për çmimet “Oscars” është zyrtar, veshjet në pas-ndejën e mbrëmjes japin mjaft hapësirë për të eksperimentuar.


Tapeti i kaltër ishte i mbushur me modë mahnitëse, ku përveç dizajneve nga markat botërore, disa nga yjet zgjodhën edhe veshje të kreatorëve shqiptar.

Ishte Natalie Joy, një teknologe e certifikuar kirurigjikale ajo që mori vëmendje me një fustan të krijuar nga Lia Stublla.

Bukuroshja zgjodhi një fustan të zi me dekolte të hapur dhe një të çarë të lartë në këmbë, i cili duket se i pëlqeu jashtë mase asaj teksa la edhe një koment në profilin e Lias duke shkruar: “Fustani më i mirë që kam veshur ndonjëherë në trupin tim, nuk doja ta hiqja kurrë!”.

nnataliejjoy 277470064 646813169955494 8174599158202156791 n Foto: Instagram

Por përveç Joy, ishte aktorja Christina Milian ajo që mori një vëmendje të madhe gjatë mbrëmjes gjithashtu.

E veshur në fustanin e bardhë të kreatores Edita Podrimaj, Milian kishte vendosur në pah këmbët e tonifikuara me të çarën e thellë të fustanit në anën e djathtë.

christinamilian 277331489 4731098283684289 3395930514073823528 n Foto: Instagram

Pjesa e sipërme e fustanit në formë korseti ishte ai që e bëri fustanin edhe më të veçantë, i zbukuruar me disa detaje argjendi në pjesën e dekoltesë.

Kujtojmë se përveç tyre të përzgjedhur nga yjet për këtë mbrëmje ishin edhe Fjolla Nila që veshi modelen Jordyn Woods dhe Valdrin Sahitit që u zgjodh nga Tiffany Hadish dhe Anastasia Karanikolaou. /Telegrafi/

nnataliejjoy 277500095 684503789260858 607383088934557373 n Foto: Instagram

nnataliejjoy 277317032 391812719062873 5794928808712200889 n Foto: Instagram

christinamilian 277416677 522600452552479 5389830633890542273 n Foto: Instagram

nnataliejjoy 277494565 5213385418706441 3626610643808458295 n Foto: Instagram

christinamilian 277419031 564500068013759 65242845563687443 n Foto: Instagram