Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, i është bashkuar një sërë artistëve të tjerë.

Kjo pasi edhe ky i fundit ka bërë një investim të madh duke blerë një shtëpi në Makresh të Epërm.


Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Në po të njëjtin vend, vilë kanë blerë edhe moderatori Shpëtim Desku, reperët Ledri Vula e Capital T, këngëtari Blero Muharremi etj.

Investimet e artistëve e këtyre fytyrave publike vijnë në bazë të përfitimeve e të arriturave që kanë bërë nga profesioni.

kompleksiallegro 247378483 4810375455652778 6453129814476890392 n e1635085040736 Foto: Instagram

Robini ndërkaq po vazhdon të jetë një nga yjet shqiptarë që po korrë suksese të mëdha në profesionin e tij prej boksieri.

Ai që një kohë ka ndërtuar jetën dhe karrierën jashtë trojeve shqiptare. /Telegrafi/