28 Nëntori, Dita e Flamurit në Shqipëri sivjet e gjen vendin në një situatë të rëndë, ku ende po gërmohet për trupa të mbetura nën rrënoja nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës. Ndërkohë, qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, e shumë familje po qëndrojnë në kampe të improvizuara, shtëpitë e së cilave kanë shkatërruar dy ditë më parë.
Tërmeti i fuqishëm, i cili shkatërroi një pjesë të madhe të Durrësit, dhe fshatin Thumanë, është ndjerë edhe në kryeqytet, ku banorët vazhdojnë të jenë në panik për ndonjë lëkundje tjetër të mundshme.
Sheshi i Tiranës, që zakonisht për 28 Nëntor ka ngjyra feste, mëngjesin e sotëm ishte ndryshe. Pjesa më e madhe e njerëzve po afrohen pranë vendit ku Bashkia e Tiranës po grumbullon ndihma për familjet në nevojë në Durrës dhe Thumanë.
Besnik Vyshka, banor i Tiranës, thotë se po e vuajnë shpirtërisht situatën në dy zonat e shkatërruara nga tërmeti.
“E kemi vuajtur shpirtërisht pavarësisht se në familje nuk kemi pasur ndonjë të lënduar. Por të lumtur shpirtërisht që shqiptarët janë bashkuar kudo që janë bashkuar dhe po sjellin ndihma tregon dashurinë e shqiptarit për shqiptarin”, tha ai.
Banorët e Tiranës thonë se vazhdojnë të kenë frikë, e si pasojë e kësaj shumë familje frikësohen të kalojnë natën në ndërtesat e tyre.
“E kam dëgjuar në shtëpi komplet. Unë nuk kam më frikë shumë nga tërmetet, por fëmijët nuk flenë në shtëpi”, thotë Hamit Xhepa.
Ai falënderon qytetarët e Kosovës, për siç thotë si solidaritetin e treguar në këto momente të rënda.
“Faleminderit Kosovë që e bashkoi këtë popull Kosovë-Shqipëri sa nuk ka bërë vaki ndonjëherë, simpatia e popullit shqiptar për popullin e Kosovës është e pandarë. Është një gjest humanitar që nuk e ka bërë njëri deri sot”, shprehet ai.
E Daniel Jaçi thotë se edhe në Tiranë ende ekziston paniku, meqë po ndodhen në një situatë krejt të pazakontë.
“Ekziston paniku sepse është një situatë që është e pazakontë, nuk është që jemi mësuar me raste të tilla por shpresoj të normalizohet sepse është në të mirën e qytetarëve, rinisë jeta. Sot është 28 Nëntori është Dita e Flamurit, Tirana duhej të ishte në festë, por Tirana është në një gjendje që po t’i gjendet pranë gjithë personave që kanë pasur nevojë në këto momente, si sot si nesër, kurdo që të ndodhë”, tha ai.
Ndërkohë, banori tjetër Qamir Rani rrëfen se mëngjesin e hershem të së martës kur ndodhi tërmeti, nga tronditja e madhe, ai dhe familja e tij kanë dalë jashtë ndërtesës ku banojnë.
“Ka akoma që dalin nëpër bulevarde dhe natën e kalojnë përjashta, nëpër makina, dhe neve kemi pasur raste kur ke edhe fëmijë të vegjël, je i detyruar, nga frika do të rrish përjashta në makina”, tha ai.
Banorët e Tiranës thonë se po e përjetojnë dhimbjen bashkë me ata në Durrës dhe Thumanë, por gjithashtu pranojnë se i ka kapluar frika edhe në kryeqytet.
“Tërmeti është dëgjuar në Tiranë, frikë ka relativisht, jo aq shumë, por ka forcë natyre janë këto e nuk i dihet si, por përgjithësisht në Tiranë nuk ka pasur probleme si në Durrës dhe zonat afër qendrës së tërmetit”, tha Mustafaj.
E Gani Mazreku që është me prejardhje nga Kosova, por banor i Tiranës tash e disa dekada, thotë se njerëzit kanë frikë të banojnë në ndërtesat e tyre, dhe kanë vendosur të kalojnë natën në vetura.
“Gjendja në Tiranë nuk është alarm sikur në Durrës e Thumanë, por meqenëse njerëzit janë shumë të frikësuar janë një pjesë e popullit që akoma nuk banojnë në banesat e veta, i kanë lënë katet e epërme dhe janë nëpër ilake ku janë shtëpitë më të vogla. Tani isha me një shok këtu. Ai banon te kunati, sepse është në katin e pestë. Ka probleme, edhe në Tiranë ka frikë e panik”, thotë ai.
Institucionet në Tiranë kanë anuluar të gjitha aktivitetet e parapara festive për Ditën e Flamurit, si pasojë e tragjedisë që goditi vendin dy ditë më parë. Gërmimet po vazhdojnë për trupa të tjerë që dyshet të jenë nën rrënoja. Deri më tash janë gjithsej 41 viktima si pasojë e tërmetit dhe mbi 750 të plagosur që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë