LAJMI I FUNDIT:

The Economist: Krimea është bërë kurth vdekjeprurëse për trupat e Kremlinit

The Economist: Krimea është bërë kurth vdekjeprurëse për trupat e Kremlinit

Marrja e raketave balistike amerikane ATACMS me rreze veprimi prej 300 kilometra do të thotë se Ukraina tani mund të godasë çdo objektiv në Krimenë e pushtuar nga Rusia me forcë vdekjeprurëse, shkruan The Economist.

Presidenti i SHBA,  Joe Biden, duhet ende të heqë ndalimin e tij për të goditur objektiva diku tjetër në Rusi. Çfarë mund të kishte arritur Ukraina nëse nuk do t’i duhej më të luftonte me dorën e lidhur pas shpine, dëshmohet nga efektiviteti i fushatës së saj në Krime, transmeton Telegrafi.

Sipas Ben Hodges, ish-komandant i forcave amerikane në Evropë dhe një këshilltar i lartë i NATO-s për logjistikën, ukrainasit janë “në mënyrë sistematike në procesin e bërjes së Ukrainës të pabanueshme për forcat ruse”.


The Economist thekson se lideri i Kremlinit Vladimir Putin ka investuar shuma të mëdha parash në infrastrukturën ushtarake në Krime dhe tani ajo është nën kërcënim.

Strategu i Mbretërisë së Bashkuar, profesor Sir Lawrence Freedman thotë se Krimea është një pikë e dobët për Rusinë – ajo ka shumë për të mbrojtur atje, kështu që kjo është “mënyra më e mirë që Ukraina të ushtrojë presion real mbi Putinin në mënyrë që të nxjerrë lëshime në të ardhmen”.

Nico Lange, ish-këshilltar i ministrisë gjermane të Mbrojtjes, pajtohet me mendimet e Freedman, duke theksuar se Krimea është “aseti më jetik i Rusisë, por është gjithashtu shumë i cenueshëm”.

The Economist thekson se Ukraina po përpiqet ta bëjë Krimenë një detyrim për Putinin, jo një pasuri. Qëllimi është izolimi i gadishullit, “mbytja” e tij si një qendër logjistike, dhe kështu largimi i forcave ajrore dhe detare ruse nga jugu i Ukrainës.

Ukraina ka demonstruar tashmë aftësinë e raketave franko-britanike Storm Shadow/SCALP, si dhe të dronëve të saj detar, për të shënjestruar anijet luftarake ruse, në veçanti anijet e mëdha Ropucha, të cilat përdoren si anije transporti ushtarak dhe shumica e të cilave janë shkatërruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori