Me pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin po e shkatërron jetët e njerëzve larg fushëbetejave, në një shkallë që edhe ai mund të pendohet. Agresioni ushtarak rus po e godet sistemin botëror ushqimor të dobësuar nga pandemia COVID-19, ndryshimet klimatike dhe kriza energjetike.
Siç shkruan The Economist, përcjell Telegrafi, eksportet e drithit dhe farave të Ukrainës kryesisht janë bllokuar, ndërsa ato nga Rusia po rrezikohen. Së bashku, të dy vendet furnizojnë 12 për qind të drithërave të tregtuara në botë. Çmimet e grurit, që nga fillimi i vitit u rritën deri në 53 për qind, kurse me vetëm më 16 maj u rritën me 6 për qind, pasi India paralajmëroi se do të pezullonte eksportet për shkak të një vale alarmante të të nxehtit.
Ideja e pranuar gjerësisht për një krizë të kostos së jetesës nuk fillon të kapë peshën e asaj që mund të presë.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se, muajt e ardhshëm kërcënojnë “spektrin e mungesës botërore të ushqimit” që mund të zgjasë me vite.
Kostoja e lartë e ushqimeve bazë ka rritur tashmë numrin e njerëzve që nuk mund të ndihen të sigurt nëse do të mund të ushqehen mjaftueshëm, nga 440 milionë sa ishte në 1.6 miliard njerëz. Gati 250 milionë prej tyre janë në prag të urisë. Nëse, siç ka të ngjarë, lufta zvarritet dhe furnizimet nga Rusia dhe Ukraina janë të kufizuara, qindra miliona njerëz të tjerë mund të kalojnë në varfëri. Trazirat politike do të përhapen, fëmijët do të mbeten të pazhvilluar dhe njerëzit do të vdesin nga uria.
Putini nuk duhet të përdorë ushqimin si armë. Mungesat nuk janë rezultati i pashmangshëm i luftës. Udhëheqësit duhet ta shohin urinë si një problem botëror që kërkon urgjentisht një zgjidhje botërore.
Rusia dhe Ukraina furnizojnë 28 për qind të grurit të tregtuar në nivel botëror, 29 për qind të elbit, 15 për qind të misrit dhe 75 për qind të vajit të lulediellit. Këto dy vende kontribuojnë me rreth gjysmën e drithërave të importuara nga Libani dhe Tunizia, kurse për Libinë dhe Egjiptin shifra është dy të tretat. Eksportet e ushqimit të Ukrainës ofrojnë drithëra për të ushqyer 400 milionë njerëz. Lufta po i ndërpret këto furnizime, ngase Ukraina ka vendosur mina në ujërat e saj për të penguar një sulm dhe Rusia që po bllokon Portin e Odessas.
Edhe para pushtimit rus të Ukrainës, Programi Botëror i Ushqimit kishte paralajmëruar se 2022-ta do të ishte një vit i tmerrshëm. Kina, ka thënë se, pas shirave që vonuan të mbjellat, prodhimi i grurit mund të jetë në nivelet me të këqija ndonjëherë. Tani, përveç temperaturave ekstreme në Indi, mungesa e shiut kërcënon të zvogëlojë rendimentet në shportën e bukës, nga brezi i grurit të Amerikës deri në rajonin Beauce të Francës. Brigjet në Afrikë po shkatërrohet nga thatësira, më e keqja në katër dekada. Mirë se vini në epokën e ndryshimeve klimatike!
E gjithë kjo pritet të ketë një efekt të rëndë për të varfrit. Familjet në ekonomitë në zhvillim shpenzojnë 25 për qind të buxheteve të tyre për ushqim dhe në Afrikën nën-Sahariane deri në 40 për qind. Në Egjipt, buka siguron 30 për qind të të gjitha kalorive. Në shumë vende importuese, qeveritë nuk mund të përballojnë subvencione për të rritur ndihmën për të varfrit, veçanërisht nëse ato importojnë gjithashtu energji, që është një treg tjetër i gjendur në trazira.
Ukraina tashmë kishte eksportuar shumë nga prodhimet e verës së kaluar. Rusia nuk po arrin të shesë grurin e saj, pavarësisht kostove të shtuara dhe rreziqeve për transportuesit. Megjithatë, hambarët që kanë mbetur të padëmtuara nga luftimet, janë plot me misër dhe elb. Fermerët nuk kanë ku t’i ruajnë të korrat e tyre të ardhshme, që do të nisin në fund të qershorit, e cila për këtë arsye mund të kalbet. Atyre aktualisht u mungon karburanti dhe puna për të mbjellë atë. Rusisë, nga ana e saj, mund t’i mungojnë disa furnizime me fara dhe pesticide që zakonisht i siguron nga vendet e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi.
Pavarësisht rritjes së çmimeve të grurit, fermerët në vende të tjera të botës mund të mos e plotësojnë mungesën. Një arsye është se çmimet janë të paqëndrueshme. Më keq, marzhat e fitimit po tkurren, për shkak të rritjes së çmimeve të plehrave dhe energjisë. Këto janë kostot kryesore të fermerëve dhe të dy tregjet janë ndërprerë nga sanksionet dhe zotimi për gazin natyror. Nëse fermerët pakësojnë plehrat, rendimentet botërore do të jenë më të ulëta.
Skena është vendosur për një lojë fajësimi, në të cilën Perëndimi dënon Putin për pushtimin e tij dhe Rusia dënon sanksionet perëndimore. Në të vërtetë, ndërprerjet janë kryesisht rezultat i pushtimit të Putinit dhe disa sanksione i kanë përkeqësuar ato. Argumenti mund të bëhet lehtësisht një justifikim për mosveprim. Ndërkohë shumë njerëz do të mbeten të uritur dhe disa do të vdesin.
Në vend të kësaj, shtetet duhet të veprojnë së bashku, duke filluar nga mbajtja e tregjeve të hapura. Këtë javë Indonezia, burim i 60 për qind të vajit të palmës në botë, hoqi një ndalim të përkohshëm të eksporteve. Evropa duhet të ndihmojë Ukrainën të dërgojë drithin e saj nëpërmjet hekurudhave dhe rrugëve në portet në Rumani ose në Balltik, megjithëse edhe parashikimet më optimiste thonë se vetëm 20 për qind e të korrave mund të dalë në këtë mënyrë. Vendet importuese gjithashtu kanë nevojë për mbështetje, në mënyrë që të mos përmbysen nga fatura të mëdha. Furnizimet emergjente të grurit duhet të shkojnë vetëm për më të varfrit. Për të tjerët, financimi i importeve me kushte të favorshme, ndoshta i siguruar përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të lejonte që dollarët e donatorëve të shkonin më tej. Lehtësimi i borxhit mund të ndihmojë gjithashtu në lirimin e burimeve jetike.
Ka hapësirë për zëvendësim. Rreth 10 për qind e të gjitha drithërave përdoren për prodhimin e biokarburanteve dhe 18 për qind e vajrave bimore shkojnë për bionaftë. Një sasi e madhe drithi përdoret për të ushqyer kafshët. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, drithi përbën 13 për qind të ushqimit të thatë të bagëtive. Në vitin 2021, Kina importoi 28 milionë tonelata misër për të ushqyer derrat e saj, më shumë se eksportet e Ukrainës në një vit.
Lehtësimi i menjëhershëm do të vinte nga thyerja e bllokadës së Detit të Zi. Rreth 25 milionë tonelata misër dhe grurë, ekuivalente me konsumin vjetor të të gjitha ekonomive më pak të zhvilluara të botës, janë bllokuar në Ukrainë. Rusia në një anë duhet të lejojë transportin, Ukraina duhet të çminojë afrimin ndaj Odesës dhe Turqia duhet të lejojë që kjo sasi të kalojë Bosforin.
Kjo nuk do të jetë e lehtë. Rusia, duke luftuar në fronte, po përpiqet të ngulfat ekonominë e Ukrainës. Kjo e fundit, heziton të pastrojë minat e saj. Bindja e tyre për t’u dorëzuar do të jetë një detyrë për vendet, duke përfshirë Indinë dhe Kinën. Kolonat mund të kërkojnë përcjellje të armatosura, të miratuara nga një koalicion i gjerë. Të ushqyerit e një bote të brishtë është punë e të gjithëve! /The Economist/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
PostCHAT ju pret!
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje