E zeza është protagonisja kryesore, por nuk lë pas as ngjyrat metalike. Krijoni ngjyra të theksuara me stil të plotë dhe sa më të errët. Vini në punë imagjinatën për të qenë unike.


1414602811nails4 jpgfaqe

Krijoni forma të ndryshme gjeometrike, me ngjyra të forta apo metalike. Gjithçka sipas dëshirës, por e rëndësishme është që thonjtë janë plot me dizajne. Ngjyrat e momentit janë të gjitha brenda nuancave të forta: e purpurt, e kuqe, natyrisht e zezë e fortë.

Për sa i përket trendit, vjeshtë-dimër 2014-2015, ju mund të eksperimentoni me përzierjen e ngjyrave të forta me të bardhën për të krijuar më shumë dritë në duart tuaja, këshillon revistaclass.

1414602499nails11 jpgfaqe

Ndërsa për femrat që duan të rregullojnë thonjtë e tyre 100 për qind, Sephora propozon një metodë më të shpejtë: aplikoni të gjitha llojet e manikyrit në thonj.
Bëni art edhe në thonj! Duart do të duken më të bukura! /Telegrafi/