Marjeta Bejtullahu Thaçi
Një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor – është padyshim edhe autori Mehmet Kraja i cili së fundi na prezantoi romanin “E zeza dhe e kuqja “.
Romani në fjalë është një rrëfim vërshues për historinë dhe aktualitetin që ende nuk është bërë histori, për Shqipërinë që i bëri njëqind vite shtet e që Kraja e quan “Shqipëri e brendshme”, dhe pjesës tjetër të Shqipërisë që mbeti jashtë kufijve të saj që Kraja e quan “Shqipëri e jashtme”.
“E zeza dhe e kuqja” është roman voluminoz i strukturuar në tri pjesë, me një dekonstruksion që fillon me perceptim e vazhdon duke na rrëfyer historinë njëqindvjeçare të Shqipërisë që, sipas citimit të Basri Çapriqit, “nuk është histori e betejave apo e luftërave që fitohen, është histori e ndeshjes së ideve që ato luftëra kanë bartë”.
Pavarësisht se ngjarja është shtrirë në një nga fshatrat në kufi të Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjë që konsiston me vendin ku është lindur dhe rritur vetë autori i romanit, ai nuk është roman autentik, por është përvojë, perceptim, histori, lexim… E përshkruar nga karaktere të ndryshme, figura historike dhe johistorike, heronj të paharruar, me elemente dramatike, botë fizike dhe metafizike, në formë reminishencash Kraja trajton çështjen problematike të kufirit që njëherësh është edhe tema e romanit. Është kufiri ky që i solli fatkeqësi të tërë fshatit, e veçanërisht tri brezave të familjes Bogdani, gjyshit, birit dhe nipit.
Kronika tragjike e familjes Bogdani rrëfehet brenda njëqind viteve ,që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri te njëqindvjetori i pavarësisë së tij.
Më 1913 gjyshi Halil Bogdani përjetoi themelimin e shtetit shqiptar dhe vendosjen e kufirit, por duke kundërshtuar që të mos vihej ky kufi, vritet. Brezi i dytë i familjes Bogdani është Saliu, i cili përjetoi Luftën e Dytë Botërore ,i bindur se tani më ishte koha që të hiqet ky kufi, u vra me dymbëdhjetë plumba nga partizanët e të dy anëve. Brezi i tretë i familjes Bogdani është vet narratori i romanit i cili po ashtu vdes tragjikisht . Ai vritet paradoksalisht nga një tosk i çmendur që quhej Kiço, në ditën kur Shqipëria festonte njëqindvjetorin e themelimit. Kiço një kohë kishte qenë partizan, pastaj ishte bërë ushtarak dhe që atëherë nuk hiqte nga trupi uniformën e oficerit me bindjen se ende është diktatura e Enver Hoxhës. Por, fatkeqësitë e familjes Bogdani nuk i përcollën vetëm meshkujt po edhe vajzat dhe nuset e saj.
Pas vrasjes së burrit Halil Bogdanit, gjyshe Sibja nuk ndiej mirë. Ajo tërë kohën rrinte si në ëndërr dhe diçka e çuditshme ndodhte me të. I dukej sikur në anën tjetër të ëndrrës të ishte burri i saj. Kështu, një ditë u nis të shkonte në Shkodër për ta takuar shpirtin e tij. Ajo nuk u kthye më, u gjet e shtrirë mbi një varr të panjohur dhe u varros në një djerrinë të vetmuar.
Edhe gruaja e Salihut, pas vdekjes së tij nuk ndihej mirë dhe ishte mbyllur në vetvete. Shëndeti i saj ishte përkeqësuar edhe më shumë. Ajo vdiq me mallin që ta shihte edhe një herë djalin e saj të cilin pa faj e kishin burgosur më njëmbëdhjetë vjet heqje lirie. Fatkeqësitë e familjes Bogdani rëndojnë edhe te e bija e tyre e cila nga peripecitë e familjes së saj çmendet.
Romani “E zeza dhe e kuqja”, cituar sipas Zija Çelës, është roman me aromë letërsie, i shkruar me dorë të rëndë, tekst mbi sfidën autoriale ndaj rregullave që ngrysin stilin dhe me pasuri të shprehjes deri në pamundësi të gjuhës.
Autori në këtë rrëfim zbulon ironinë e kohës e të vërtetës, absurdin e realitetit të sistemeve pa moral. Diskursi i romanit kryesisht është fokusuar në ide atdhetare dhe ka katër nivele: letrar, historik, politik e realist.
“E zeza dhe e kuqja” është libër e “të gjithë librat e mirë kanë një të përbashkët – janë më të vërteta se të kishin ndodhur në realitet”, deklaronte Ernest Heminguej. Andaj ngjarja që na paraqet autori Mehmet Kraja është ngjarje e ndërtuar mbi fatin e zi që e përcolli gjatë kombin tonë dhe historinë e tij që gjithmonë e shkroi me gjak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Kundër flokëve të gjatë

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit