Ju kujtohet qyteti utopik Marinaleda, ku termi papunësi dhe krim i organizuar nuk ekziston. Janë zbuluar informacionet, që më në fund do të rrëzojnë barrierat dhe mitin rreth qytetit të ëndrrave.

Qyteti andaluzian Marinaleda është themeluar në vitin 1991, nga mësuesi dhe revolucionari Juan Manuel Sanchez Gordija, në tokën e tij prej 1200 hektarëve të cilën e fitoi nga shpronësimi dhe që edhe sot vazhdon të jetë kryetar i bashkisë. Projekti i tij politiko-social kishte lindur si një lëvizje në vitin 1979, ku prej atëherë kishte luftuar që të formojë komunitetin e tij, transmeton Telegrafi.


2 93

Në komunitetin e tij ai kishte ndjellë ‘demokracinë’ me një ideologji të fortë anti-kapitaliste dhe një sistem të fortë social. Rreth funksionimit të këtij qyteti diskutohej gjatë takimeve javore, që zakonisht vizitohej nga 300 deri në 400 njerëz.

“Kooperativat janë motori ekonomik i “Pueblos” tonë, pasi që dëshironim t’iu jepnim mundësi të gjithëve të punojnë. Të gjithë punojnë pak, ndërsa papunësia pothuajse nuk ekziston. Qyteti ofron tokë falas dhe mundësi për ndërtim dhe marrje të kredisë, e cila kthehet më pas në vlerë prej 15 eurove në muaj, ndërsa paga mesatare sillet rreth 1 mijë e 200 euro”, ka deklaruar Juan.

3 71

Në këtë qytet me një popullsi prej mezi 2.700 banorë, interneti është falas, kurse të gjitha objektet sportive janë gjithashtu falas në shërbim të qytetarëve. Qyteti posedon edhe televizionin dhe radion e vetë. Sa i përket krimit, në këtë qytet ky fenomen nuk ekziston dhe për këtë nuk ka nevojë që të formohet policia.

Megjithatë, një histori krejtësisht të ndryshme e tregon Antonio, 30-vjeçari banorë i Marinaledas.

4 50

“Shumë shtëpi po ndërtohen për të huajt, kurse për banorët lokalë nuk lejohen ndërtimet e shtëpive. Për shembull, unë që nuk jam i martuar dhe nuk kam fëmijë, kam kërkuar nga zyrtarët e qytetit që të ma japin dritën e gjelbër për ndërtimin e një shtëpie, por ende nuk më kanë kthyer përgjigje, dhe si rezultat i kësaj vazhdojë të jetojë në kontejner”, ka shtuar Antonio.

Ai gjithashtu ka pranuar se të rinjtë janë shumë kritik ndaj administratës dhe sistemit të këtij qyteti. Ata që marrin guximin që flasin publikisht, pranojnë se si në qytet mbizotëron diktatura, mungesa e transparencës dhe pabarazisë sa i përket shpërndarjes së orëve të punës.

5 39

“Të gjitha idetë e propozuara gjatë takimeve janë të ngjashme brenda komunitetit, dhe pothuajse askush nuk guxon të mendojë ndryshe, e lëre më të propozojë një amendament apo të shprehë një opinion ndryshe nga kryetari i bashkisë, pasi që menjëherë shpallet e paaftë”, ka thënë Eladio, i cili ka lindur në Marinaleda dhe që jeton nga paratë e fituara nga dhomat e shtëpisë që i lëshon me qira.

Në anën tjetër, Sam Juan Manuel justifikon diskriminim e të rinjve me atë se nuk kanë lindur kur e gjithë ideja e qytetit utopik u krijua kur filloi ndërtimi. /Telegrafi/