E tepron Victoria, habit me fotografitë e koleksionit të ri (Foto)

Victoria Beckham ka pësuar një ndryshim imazhi gjatë viteve të fundit, por fotografitë e koleksionit të saj më të ri i kanë habitur fansat.
Në fotografitë e koleksionit vjeshtë/dimër 2015, një modele pozon në një dhomë të zhveshur dhe shtiret si e vdekur, ndërsa një tjetër qëndron e shtrirë, në gjendje të pavetëdijshme, në një karrige, ndërsa koka i varet pas – njofton Daily Mail, transmeton Shekulli.
Këto poza të kujtojnë imazhet e popullarizuara “heroin chic”, të prezantuar në fillim të viteve të nëntëdhjeta nga Kate Moss.
Tiparet kryesore të veshjeve përbëhen nga materiale klasike, si lëkura dhe stofi i leshit, të cilat kombinohen dhe luhet me to, në një mënyrë të tillë që të krijohen shprehje të reja dhe moderne.
Mirëpo, fotografitë që mbajnë si autor Colin Dodgson duken thuajse të frikshme, pasi bukuritë femërore të bardha kanë marrë disa poza të çuditshme, ndërsa ngjyrat dhe përmasat e dhomës janë klaustrofobike.






























































