Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, në lidhje me presionin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se Asociacioni është trashëguar nga qeveritë e kaluara, dhe se tash është obligim ndërkombëtar, që Kosova nuk mund ta mënjanojë.
“E kemi një të keqe të trashëgume. Na ka mbet në derë. I ka mbet Kosovës. Është trashëgu nga paraardhësit tonë. Institucionet tona kanë marrë obligim ndërkombëtar për Asociacionin. E kemi, nuk ka dilema”, ka thënë ai.
Haradinaj foli edhe për Komisionin Menaxhues për Asociacionin, i cili tha se marrëveshja e vitit 2015, ka obliguar që ky komision të përbëhet nga persona të nacionalitetit serb.
“Nuk ka vendosur Qeveria Kurti, apo Haradinaj, që komisioni të përbëhet prej serbëve. Ka vendos marrëveshja shumëpalëshe Kosovë – Serbi dhe ndërmjetësit e BE-së”, ka thënë ai.
Ai u shpreh se ka qenë e pritshme që Asociacioni i propozuar nga ai komision, të mos pranohej nga Kosova.
“Është e pritshme që me konsumu njëherë produktin e këtij komisioni, që nuk është produkt i Kurtit, por i marrëveshjes 2015. Nuk besoj as amerikanët që kanë pritur befasi, që kanë pritur prej serbëve të shkruajnë Asociacion që na pëlqen”, ka thënë ai.
Megjithatë, ai ka thënë se ai dhe partia e tij, nuk ka kontribuuar për këtë marrëveshje, përkundrazi ai i ka përmendur protestat që ka marrë pjesë kundër Asociacionit.
“Kam protestu kundër Asociaiconit, ai presioni me protesta, ka rezultu, që gjykata na ka nxjerrë prej rrugëve. E kam ndihmu Kosovën kur e kam kundërshtu Asociacionin. Nuk kam asnjë hise në Asociacion, asnjë hise asnjë ndihmë. Është e keqe e trashëgume. A po ankohemi për Gjykatën Speciale, por e kemi bërë vetë. Situata nuk është ndryshe, dikush e ka marrë obligim, sikur me Gjykatën Speciale”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti, i ka bërë disa gabime sa i përket komunave veriore dhe dialogut.
Sipas tij, Kurti nuk e ka studiuar mirë pozicionin e Kosovës, në lidhje me tabelat e veturave për veriun.
Haradinaj tha se nëse formohet,Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66
Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
Moti për pesë ditët e ardhshme
Shkatërrohet një grup kriminal ndërkombëtar i përfshirë në falsifikimin e parave në Maqedoninë e Veriut
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet