E rrahin me shufra hekuri një person në një fshat të Mitrovicës, dërgohen në mbajtje dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri një person tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:50 në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovicë.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
"Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/09/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































