Xhuli Nura pak ditë më parë ka dhënë një mendim në lidhje me incidentin në Pejë, ku të përfshirë janë: Noizy, Stresi dhe DJ Crax.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova tha se Arkimed Lushaj është besëprerë dhe se nuk ka burrëri.
Një kundërpërgjigje ia ka bërë edhe reperi 38-vjeçar duke publikuar të njëjtën video në InstaStory.
“Më fal që nuk të kam çuar në hotel, ke të drejtë jam besëprerë, se të çova me makinë në Malin e Dajtit hahahahah”, ka shkruar fituesi i edicionit të parë të Big Brother.
Xhuli përgjatë kohës sa ishte në Big Brother u përfol se kishte pasur një romancë me Noizyn.
Ndërkohë, ajo ka bërë edhe shumë deklarata të tjera që kanë bërë bujë në media.
Stresi po vazhdon të jetë në arrati, gjersa Noizy dhe Crax janë arrestuar. /Telegrafi/