LAJMI I FUNDIT:

E përlotur, infermierja shpjegon situatën dramatike në Itali: Njerëzit nuk arrijnë të gjejnë furnizime as në barnatore

E përlotur, infermierja shpjegon situatën dramatike në Itali: Njerëzit nuk arrijnë të gjejnë furnizime as në barnatore

Një infermiere në Milano ka shpjeguar situatën brenda spitaleve në Itali.

Ajo, e përlotur u bëri thirrje njerëzve që të bashkuar të luftojnë virusin.

Në rrëfimin e saj, Daniela Confalonieri thotë se situata është dramatike.


“Për fat të mirë në departamentin ku jam unë është më qetë. Por lajmet që vijnë nga kolegët më thonë se situata është shumë e rënduar”.

“Pjesa më e vështirë është që njerëzit të kuptojnë rekomandimet e dhëna nga qeveria, sidomos të moshuarit. Ata nuk i kuptojnë ato. Nuk e shohin rrezikun dhe e nënvlerësojnë atë. Shumica e njerëzve veprojnë kështu”, thotë ajo në një video të shpërndarë edhe nga Zëri i Amerikës, përcjell Telegrafi.

“Në vazhdimësi u shpjegojmë, u japim maska nga spitali. Por furnizimeve tona po u vjen fundi, lëngjet dhe spërkatësit e dezinfektimit dhe maskat”, shton ajo.

Madje, sipas saj, njerëzit nuk arrijnë të gjejnë furnizime as në barnatore.

“Shumë prej tyre kërkojnë falje kur vijnë, sepse nuk kanë gjetur maska. Është situatë e rënduar. Sa i përket stafit, doktorët po bëjnë gjithçka që është e mundur, duke u munduar të mësojnë njerëzit si të veprojnë, si të përdorin dorezat, maskat dhe gjithmonë duke i këshilluar që vetëm kur u duhet patjetër të dalin në ambiente të jashtme”.

Ajo vë në pah faktin se njerëzit nuk po e kuptojnë rrezikun.

“Sot ka më pak njerëz në rrugë por deri dje një park i madh në Milano ishte i mbushur me fëmijë. Kjo nuk është një gjë e mirë. Pra njerëzit nuk po e kuptojnë rrezikun”, ka thënë më tej infermierja italiane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori