Ana Cardoso u dërgua në një klinikë në Brazil, pasi u ankua për një ndjesi si të shpimit të gjilpërës në mishrat e gojës dhe “të gjërave që lëviznin përreth”.

Nëna e saj Adriana, 35 vjeçe, tha se “kishte disa ditë që më rrëfente se ndjente diçka që lëvizte në gojën e saj dhe në fillim mendova se ishte shaka”, transmeton Telegrafi.


Por kur e çoi të bijën tek dentisti u trondit kur zbuloi se vajza ishte prekur nga një infeksion që prek si njerëzit ashtu edhe kafshët, e që prodhon krimba në gojë, e që njihet si “Miaza orale”.

Infeksioni prek zakonisht njerëzit me prejardhje të varfër ekonomike dhe njerëzit që kanë pësuar plagë ose lëndime në fytyrë. Ai është gjithashtu shumë i zakonshëm në rajonet me një klimë të ngrohtë. /Telegrafi/