LAJMI I FUNDIT:

E pastreha që bëri për vete gjithë botën me zërin e saj të ëmbël, polici e filmoi rastësisht duke kënduar – tani është bërë hit

E pastreha që bëri për vete gjithë botën me zërin e saj të ëmbël, polici e filmoi rastësisht duke kënduar – tani është bërë hit

Polici Hector Guzman ka filmuar diçka të pazakontë në stacionin e metrosë në Los Angeles, ku një grua po këndonte opera, ku më pas kjo video e tij është bërë hit në internet.

Për vetëm tre ditë kjo video është shikuar nga më shumë se 270 mijë persona. Bëhet fjalë për Emily Zamourka, 52-vjeçe nga Rusia, e cila kishte shkuar në SHBA disa dekada më parë, transmeton Telegrafi.

Ajo ka folur për mediat amerikane se si për shkak të problemeve shëndetësore ka përfunduar në rrugë – si e pastrehë. E për të mbuluar shpenzimet, kishte filluar të luaj në rrugë, por dikush ia kishte vjedhur violinën dhe kështu gjërat vetëm sa u përkeqësuan.


Ajo thotë se i pëlqen të këndojë për shkak të tingujve akustik që ia rikujtojnë paraqitjet në sallë, dhe shpreson që kjo “famë” e arritur përmes videos do t’i ndihmojë të ngritet sërish në këmbë.

“Do të jem falënderues secilit person që mundohet të më ndihmojë të largohem nga rruga dhe të sigurojë një shtëpi të re dhe instrumentin tim të preferuar”, ka deklaruar Emily për televizionin amerikan ABC 7. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Interesante
25 fakte tejet interesante, që ndoshta nuk i dinit rreth Bashkimit Sovjetik

25 fakte tejet interesante, që ndoshta nuk i dinit rreth Bashkimit Sovjetik

Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?

Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?

Interesante

"Zjarret në Kaliforni janë një thirrje zgjimi", psikiku brazilian lëshon paralajmërimet e tij për vitin 2025

Kalo në kategori