LAJMI I FUNDIT:

“E padrejtë që flitet pak për të”, Lamine Yamal emëron lojtarin më të nënvlerësuar në ekipin e Spanjës

“E padrejtë që flitet pak për të”, Lamine Yamal emëron lojtarin më të nënvlerësuar në ekipin e Spanjës

Talenti i Spanjës, Lakime Yamal i ka dhënë merita të mëdha bashkëlojtarit të tij te kombëtarja, Rodri, të cilin e ka cilësuar si pjesë shumë të rëndësishme të ekipit.

17-vjeçari Yamal është përkujdesur ta lavdëroj bashkëlojtarin e tij Rodri para finales së madhe ndaj Anglisë në Euro 2024.

“E padrejtë që flitet pak për Rodrin? Siç e dinë të gjithë, ai është më i miri në pozicionin e tij, një nga lojtarët më të mirë në botë”, u tha fillimisht Yamal gazetarëve.


Diferenca në minuta mes Spanjës dhe Anglisë është skandaloze - analiza interesante dhe detaje rreth finales së Euro 2024
Lexo po ashtu Diferenca në minuta mes Spanjës dhe Anglisë është skandaloze - analiza interesante dhe detaje rreth finales së Euro 2024

“Ai është një pjesë shumë e rëndësishme. Pa të, të gjitha ndeshjet do të ishin të çmendura, nuk do të kishte kontroll”.

“Është e vërtetë që me mua dhe me Nicon ka shumë vertikalitet, por është ai që është gjithmonë aty, ai që i jep lojë ekipit”.

“Ai është një nga pjesët më të rëndësishme të ekipit”, përfundoi talenti i Spanjës.

Siç ka thënë dikur Vincente Del Bosque: “Nëse e shikoni ndeshjen nuk do ta shihni Busquets, por nëse shikoni Busquets, do ta shihni të gjithë ndeshjen”.

Pesë 'betejat' më të rëndësishme që mund të vendosin fituesin e Euro 2024
Lexo po ashtu Pesë 'betejat' më të rëndësishme që mund të vendosin fituesin e Euro 2024

Ndoshta të njëjtën gjë mund të themi edhe për Rodrin. Mesfushori i Manchester Cityt ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon, jo vetëm për Spanjën, por edhe për klubin e tij.

Ndërkohë Lamine ka festuar ditëlindjen e 17-të. Dukej sikur ishte 16 vjeç përgjithmonë duke pasur parasysh se luajti më shumë se 60 ndeshje për klubin dhe kombëtaren përpara se të mbushte 17 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori