E pabesueshme – për katër orë janë shitur fanella të Neymarit në vlerë prej një milion euro (Foto/Video)
Tifozët e Paris Saint-Germain janë në ethe të mëdha pasi një prej yjeve më të mëdha në botë tashmë është në skuadër e tyre.
Neymar ka nënshkruar për klubin parisien për vlerën e 222 milionë eurove.
Por ajo që ka çuditur të gjithë është se sa shumë është shitur fanella e yllit brazilian.
Në vetëm katër orë janë fituar rreth një milion euro nga shitja e fanellave me numrin 10 të sulmuesit brazilian, bëjnë të ditur mediat franceze.
Këto të ardhura do të ndahen në mes të PSG-së, sponsorit teknik dhe dyqaneve.
Radhët janë shumë të mëdha në dyqanet e PSG-së në disa qendra në Francë dhe në vendet aziatike.
Kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm në ditët në vijim duke e parë entuziazmin e madh të tifozëve të klubit, por edhe tifozëve personal të lojtarit. /Telegrafi/






























