LAJMI I FUNDIT:

E ngacmoi seksualisht një fëmijë, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit

E ngacmoi seksualisht një fëmijë, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka ngritur aktakuzë kundër F.J., i cili gjendet në paraburgim nga data 27.08.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 nënparagrafi 3.7 lidhur me paragrafin 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i pandehuri F.J., me datë 24.08.2019, në intervalin kohor 13:18-13:25, në rrugën “Remzi Ademaj”, saktësisht nën “Urën e Gurit” në Prizren, prekë personin tjetër me qëllim seksual, dhe atë fëmiun E.K., duke e ditur që i njëjti është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, në atë mënyrë që pasi e sheh të njëjtin tek “Ura e Gurit”, për ta joshur e thërret që t’ia blejë një pije dhe pasi ia blenë pijen, kërkon që të shkojnë nën urë duke i thënë se aty është më freskët, ashtu që së bashku me fëmiun – të dëmtuarin, shkojnë në pjesën e nën urës, aty ia zhvesh pantollonat dhe fillon ta prekë me qëllim seksual.


Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri F.J., ka përmbushur elementet e veprës penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori