Manchester City ka eliminuar  Arsenalin nga Kupa FA pas fitores minimale 1-0.

Heroi i kampionëve në fuqi të Anglisë në këtë ndeshje ka qenë mbrojtësi holandez Nathan Ake i cili realizoi golin e vetëm në këtë takim.


E fjalë të mëdha për holandezin ka folur trajneri Pep Guardiola pas ndeshjes, duke thënë se Ake e ndali futbollistin më të papërshtatshëm në Angli, Bukayo Sakan.

OQ TALKSPORT CITY ARSENAL 2

“Çfarë sezoni të mrekullueshëm po kalon Nathan. Ai kontrolloi një nga kundërshtarët më të vështirë të Ligës Premier, pasi Saka është në një moment të pabesueshëm, është shumë i mirë në duele brenda zonës, duke mbrojtur shtyllën e dytë".

"Është një bonus i madh për ne. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, nuk është ankuar asnjëherë”, deklaroi Pep Guardiola.

Tutje trajneri spanjoll foli edhe për lojën në përgjithësi, duke thënë pjesa e dytë i takoi atyre, por e rëndësishme është kalimi i raundit.

Guardiola

“Sigurisht që ishim më mirë në pjesën e dytë. Arsenali filloi më mirë, ishte një ndeshje e ekuilibruar. Ata janë shumë të mirë".

"Nuk e prisja këtë qasje prej tyre, një kundër një, ishte e vështirë të ndërtonim lojën, por tani jemi në raundin tjetër dhe kjo ka rëndësi", u shpreh Pep. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app