Një e mitur e ka sulmuar një femër të enjten rreth orës 08:45, në Obiliq.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Siç thuhet në raport, e mitura në prezëncë të prindit është intervistruar dhe më pas me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
“Raportohet se e dyshuara e mitur femër kosovare ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Ndërsa e dyshuara e mitur në prezencë të prindit është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/