Në këtë fillim viti një nga ngjarjet më virale ishte qytetari nga Peja, Valon Loxha, i cili i merr veturat të cilat që i kanë çelësat brenda, me pretendimin se kjo nuk është vjedhje.

Mënyra se si qytetari i tregon ngjarjet dhe se si flet me gazetaren u bë menjëherë virale, duke u shpërndarë shumë në rrjetet sociale në mënyra të ndryshme.


Se për këtë të gjithë po flasin e tregon më së miri edhe gjesti i fundit i një qytetari nga Kosova.

Ai ka vendosur që në xhamin e veturës së tij të citojë fjalët e Loxhës: "A e len ti çelësin në kerr? A? Jo, se ti je e mençur. Spostohu". /Telegrafi/

Ju që ende nuk e keni parë ngjarjen e lartcekur, apo keni dëshire ta shikoni edhe një herë, më poshtë keni videon.