LAJMI I FUNDIT:

E largoi, por e lavdëron

E largoi, por e lavdëron

Arsene Wenger ka folur fjalë të mira për mesfushorin e larguar, Jack Wilshere.

Mesfushori i talentuar anglez është dashur ta lë skuadrën e zemrës, Arsenalin për një ekip të dorës së dytë, siç është Bournemouth, për shkak të minutave të pakët në lojë.

Megjithatë, trajneri francez, Arsene Wenger nuk e ka ndërruar mendimin për anglezin, pasi thotë që është një lojtar klasi botëror dhe pret që të qëndroj gjithë karrierën në Arsenal.


Xhaka flet për takimin dhe raportet me Wengerin
Lexo po ashtu Xhaka flet për takimin dhe raportet me Wengerin

“Wilshere është një lojtar i klasit botëror”, ka deklaruar fillimisht trajneri i Arsenalit.

“Unë shpresoj se personalisht ai do të qëndrojë tërë karrierën e tij këtu”, përfundoi Wenger. /Telegrafi/