E kryer, Lucas Hernandez do të luajë te PSG - arrin në Paris për testet mjekësore

Francezi Lucas Hernandez do të jetë futbollist i Paris Saint-Germain duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Mbrojtësi ka mbërritur në kryeqytetin francez për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me gjigantët e Ligue 1.
Një kontratë e cila do të jetë e vlefshme për tre vite me opsion edhe për një tjetër sezon shtesë, ndërsa nga ana tjetër, Bayern Munich që zotëronte edhe kartonin e 27-vjeçarit do të përfitojë rreth 50 milionë euro nga ky transferim.
Kujtojmë se ultrasit e PSG para pak ditësh lajmëruan klubin se Hernandez nuk është i mirëpritur në skuadër për shkak se ka lindur në Marseille dhe për faktin se babai i tij ka luajtur për këtë klub rival.
Megjithatë, drejtuesit e PSG dhe vetë lojtari e kanë anashkaluar këtë fakt dhe pritet që shumë shpejt akordi mes palëve të jetë zyrtar.
Ndërkohë, Bayern Munich me t’u liruar zyrtarisht nga francezi pritet të kompletojë transferimin e Kim Min-Jae, qendërmbrojtësin që sezonin e fundit ishte pjesë e Napolit. /Telegrafi/











































