Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e sulmuesit Nicolas Jackson, me detyrim blerjeje në vitin 2026.

Klubi gjerman do të paguajë 16.5 milionë euro për huazimin, pas rritjes nga shuma fillestare prej 15 milionë.


Detyrimi për blerje u vendos me kërkesë të Chelseat, ndërsa Jackson ka pranuar një kontratë pesëvjeçare me kampionët e Gjermanisë.

Bayern Munich mposhti interesin e klubeve të tjera për nënshkrimin e tij e sulmuesit, i cili kishte dal nga planet e Chelseat.

Nicolas Jackson ka nisur karrierën te Casa Sports në Senegal, më pas u transferua te Villarreal B dhe më vonë te ekipi i parë i Villarrealit.
Në vitin 2023 kaloi te Chelsea, ndërsa në 2025 u huazua te Bayern Munich me detyrim blerjeje. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app