Gazetarë të njohur botërorë tashmë kanë filluar të konfirmojnë se Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e Luis Diaz. 

Sulmuesi kolumbian kishte kërkuar një aventurë të re dhe pasi i dështoi transferimi tek Barcelona, ai tani do ta vazhdojë karrierën në Gjermani. 


Të paktën kështu kanë raportuar dy gazetarët e njohur Fabrizio Romano dhe Florian Plettenberg. 

Ky i fundit madje ka thënë se kjo marrëveshje mund të konsiderohet e kryer, pasi dy klubet tashmë kanë arritur një marrëveshje në parim pasi bavarezët dërguan një ofertë të dytë të përmirësuar. 

Shuma të cilën Bayerni do ta paguajë në drejtim të Liverpoolit pritet të jetë rreth 75 milionë euro. 

Tashmë po diskutohen vetëm detajet e fundit mes dy klubeve, teksa lojtari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore javën e ardhshme. 

Liverpooli në ndërkohë është raportuar se tani do të synojë yllin e Real Madridit, Rodrygo, për të zëvendësuar Diazin./Telegrafi/

telegrafi sport app