LAJMI I FUNDIT:

E konfirmuar: Ronaldo ka vendosur përfundimisht të largohet nga Juve dhe i ka kërkuar klubit ta shesë

E konfirmuar: Ronaldo ka vendosur përfundimisht të largohet nga Juve dhe i ka kërkuar klubit ta shesë
(Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo është rrugës për t’u larguar nga Juventusi, ndërsa në orët apo ditët në vijim do të merret vendimi nga klubi italian për mënyrën e largimit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, thotë se tashmë është e konfirmuar se superylli portugez ka vendosur përfundimisht të largohet nga Zonja e Vjetër dhe i ka kërkuar klubit ta shesë.

Agjenti i 36-vjeçarit, Jorge Mendes, është në bisedime të vazhdueshme me të dyja klubet, ndërsa Bianconerët kërkojnë ndërmjet 28-30 milionë euro për CR7, pasi njëkohësisht do të çliroheshin edhe nga paga e tij e majme.


Juventusi është në pritje të ofertës zyrtare nga Manchester City që pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme (e premte) dhe pastaj dy klubet do të përpiqen të arrijnë marrëveshje.

Ronaldo ka marrëveshje me Cityn, zbulohet paga marramendëse që portugezin e bën më të paguarin te kampioni anglez
Lexo po ashtu Ronaldo ka marrëveshje me Cityn, zbulohet paga marramendëse që portugezin e bën më të paguarin te kampioni anglez

Ronaldo e ka kërkuar largimin dhe ai nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme të bardhezinjve (kundër Empolit). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori