Bejta: Po, do të jem kandidat i VLEN-it

Nevzat Bejta do t'i rikthehet politikës, kjo pasi ai do të jetë kandidat për kryetar të Gostivarit nga koalicioni VLEN.
Për Telegrafi Maqedoni, ka qenë vetë Bejta i cili e konfirmoi se do të garojë në zgjedhjet e 11 janarit për Komunën e Gostivarit.
Pak minuta më vonë, Bejta e konfirmoi kandidaturën e tij edhe përmes një statusi në Facebook, ku njoftoi se zyrtarisht nesër do të kryhet dhe procedura e dorëzimit të kandidaturës në KSHZ.
"Të nderuar qytetarë të Gostivarit,Me lejen e Zotit, me vullnetin e qytetarëve, me rezultatet e anketimeve dhe pas konsultimeve me liderët e VLEN-it, është vendosur që kandidati i VLEN-it për këto zgjedhje në Gostivar të jem unë.Për zyrtarizimin e kësaj nisme të ndershme dhe me qëllim të vetëm – të mirën e qytetit dhe të qytetarëve të Gostivarit – nesër në orën 12:00 do të dorëzojmë kandidaturën pranë Komisionit Komunal Zgjedhor.Në emrin tim, në emër të liderëve të VLEN-it dhe të shtabit qendror, ju ftojmë që nesër, në orën 12:00, te parku i vogël pranë komunës, të merrni pjesë në ceremoninë e dorëzimit të kandidaturës.Takohemi nesër. Na priftë e mbara.Me respekt,Nevzat Bejta", shkroi Bejta.
Kujtojmë se Nevzat Bejta ishte kryetar i Komunës së Gostivarit për dy mandate, teksa rikthimi i tij në këtë garë politike, vjen pasi në zgjedhjet e19 tetorit në Gostivar nuk u arrit censusi. /Telegrafi/


















































