LAJMI I FUNDIT:

E konfirmuar, Lionel Messi largohet nga Paris Saint-Germain

E konfirmuar, Lionel Messi largohet nga Paris Saint-Germain

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka konfirmuar se Lionel Messi do të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata në fund të sezonit 2022/23.

Galtier ka konfirmuar se Messi do të largohet nga PSG-ja kur të skadojë kontrata e tij, mes një oferte mbresëlënëse nga Arabia Saudite që do ta shihte atë sërish ballë për ballë me Cristiano Ronaldon.

Barcelona gjithashtu është lidhur me një lëvizje të mundshme për të nënshkruar me Messin, por kjo marrëveshje duket të jetë e vdekur, ndërkohë që Liga Premier është cilësuar gjithashtu si një destinacion shokues.


Ministri i Sportit i Arabisë Sauditë lë të kuptohet për transferimet e Messit dhe Benzemas
Lexo po ashtu Ministri i Sportit i Arabisë Sauditë lë të kuptohet për transferimet e Messit dhe Benzemas

“Kisha privilegjin të stërvitja lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Do të jetë ndeshja e fundit e Leos në Parc des Princes kundër Clermont”, ka thënë Galtier.

Messi ka qenë në formë të mirë këtë sezon, duke kontribuar me 16 gola dhe 16 asistime në Ligue 1, por ai tani është i gatshëm të përballet me një sfidë të re.

Destinacioni më i mundshëm për fituesin e Kupës së Botës duket të jetë Arabia Saudite, pasi ai bëri një udhëtim të paligjshëm para disa javësh dhe më pas u pezullua nga klubi i tij.

Përveç kësaj, presidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite ka konfirmuar interesimin e vendit të tij për të sjell yllin argjentinas.

PSG do të përfundojë sezonin e tyre në Ligue 1 kundër Clermont, duke u dhënë tifozëve një shans për të parë Messin duke luajtur edhe një herë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori