LAJMI I FUNDIT:

E kishte kontratën në tavolinë, Mourinho zbulon arsyen pse refuzoi të marrë drejtimin e Anglisë

E kishte kontratën në tavolinë, Mourinho zbulon arsyen pse refuzoi të marrë drejtimin e Anglisë

Jose Mourinho ka zbuluar pse ai e kishte refuzuar më parë mundësinë për t’u bërë përzgjedhës i kombëtares së Anglisë.

“The Special One” momentalisht është pa klub pasi u shkarkua nga Roma muajin e kaluar.

Kohën e tij të lirë së fundmi, tekniku portugez e ka kaluar me ish-legjendën e Anglisë, Rio Ferdinand, duke diskutuar rreth karrierës së tij legjendare dhe atë se çfarë premton e ardhmja për të.


Në një pjesë të intervistës, Mourinho flet për bisedimet që ka pasur me Federatën Angleze të Futbollit dhe arsyen pse i refuzoi ata.

“Unë kam refuzuar disa mundësi të mëdha. E para ka qenë mjaft e vështirë që ta refuzoja sepse ishte Portugalia, unë mund të isha trajneri i tyre i kombëtares”, ka thënë Mourinho fillimisht.

Mourinho me deklaratë të fortë: Inter-Juventus një rivalitet më i madh sesa derbi i Milanit
Lexo po ashtu Mourinho me deklaratë të fortë: Inter-Juventus një rivalitet më i madh sesa derbi i Milanit

“Dhe gjithashtu i yti”, ka shtuar Mourinho, duke bërë me shenjë në drejtim të Ferdinand i cili më pas u shokua nga fjalët e Mourinhos dhe kapi kokën me dy duart duke thënë: Nuk ka mundësi.

“Po, e kisha kontratën aty, në tavolinë”, u përgjigj Mourinho.

“E kam refuzuar sepse unë gjithmonë e kam llogaritur punën me kombëtare si diçka që nuk do ta shijoja. Ishte në sezonin 2007/2008 dhe më pas Fabio Capello e mori atë pozitë”, është shprehur 61-vjeçari.

Capello nuk ia doli që të merrte maksimumin nga gjenerata e artë e Anglisë, duke u eliminuar nga Kupa e Botës 2010 që u mbajt në Gjermani në fazën e 1/16-ave./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Premier League
Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Premier League
Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

La Liga
Gjiganti evropian po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për pakënaqësi te Man City

Gjiganti evropian po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për pakënaqësi te Man City

Ndërkombëtare
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Kalo në kategori