LAJMI I FUNDIT:

E kërkon gjysma e Evropës, trajneri i Leverkusenit zbulon çmimin e Kai Haverz

E kërkon gjysma e Evropës, trajneri i Leverkusenit zbulon çmimin e Kai Haverz

Bayer Leverkusen thuhet se është pajtuar për largimin e Kai Havertz këtë verë, por ata nuk do ta heqin dorë nga talenti gjermane për më pak se 100 milionë euro.

Mesfushori sulmues ka tërhequr vëmendjen e ekipeve më të mira të Evropës, si Real Madridi, Liverpooli, Barcelona, Bayern Munichu dhe Juventusi që janë të interesuar për të.

Pasi luajti me ekipet e të rinjve të klubit, Havertz, 20 vjeç, bëri debutimin e tij te Leverkuseni në tetor të vitit 2016 dhe shpejt u bë një lojtar kryesor.


Bayerni e bën prioritet transferimin e Sanes dhe Havertzit për në verë
Lexo po ashtu Bayerni e bën prioritet transferimin e Sanes dhe Havertzit për në verë

Ai ka bërë 139 paraqitje në të gjitha garat për Leverkusen, por trajneri Peter Bosz mendon se së shpejti do të kalojë në gjëra më të mëdha dhe më të mira.

“Kai është 20 vjeç, por ky është tashmë sezoni i tij i katërt në Bundesliga. Kjo thotë shumë. Të gjithë në Gjermani shohin atë si një fëmijë shpërthyes. Ai është nga Aachen, ka qenë këtu që kur ishte tetë vjet. Djali i mirë për të punuar me të. Është inteligjent. Ai gjithashtu luan piano”, ka thënë fillimisht Bosz për Algemeen Dagblad.

“Ne ia kemi shitur mikun e tij, Julian Brandt te Borussia Dortmund verën e kaluar. Havertz befas u bë edhe më tërheqës në sytë e shikuesve dhe klubeve”.

“Shumë ekipe erdhën për të dhe u interesuar para pushimit të dimrit”.

Havertz objektivi kryesor i Liverpoolit për repartin e mesfushës
Lexo po ashtu Havertz objektivi kryesor i Liverpoolit për repartin e mesfushës

“Ai nuk mund të mbahet në verën e ardhshme. Ky do të jetë një transferim prej 100 milionë euosh”.

“Çfarë po them? Më shumë se 100 milionë euro!”, përfundoi trajneri i Leverkusenit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori