Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e ftuar nga opozita për të diskutuar për rezolutën për Policinë e Kosovës.

Kjo seancë po bojkotohet nga deputetët e LVV-së.


Pak para fillimit të saj, deputetët e AAK-së  kanë shpërndarë disa letra në ulëset e deputetëve të LVV-së dhe në ulëset e ministrave të qeverisë.

Në to shkruan “e harruat policinë”. Një letër e tillë i është vendosur edhe kryeparlamentarit Konjufca.

E kryeparlamentari Glauk Konjufca nuk ka kursyer batuat me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“A pi donë disa gërshërë se më dhëmb është vështirë me këput ngjitësin”, “Vështirë është me ja gjet fijen”, ishin batutat e Konjufcës drejtuar Tahirit të AAK-së. /Telegrafi/

384541947 1041564683865530 1178907927481401920 n

387505445 1404046316847494 6984686613364180967 n

387526762 233281529741556 6805195705828214467 n

370118420 993450978384680 8159751726981433953 n