Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar sërish.

Dyshja e lumtur organizoi një ngjarje madhështore në Itali gjatë fundjavës, vetëm pak ditë pasi u martuan zyrtarisht në një gjykatë në Santa Barbara.


Këtë herë, e gjithë familja Kardashian-Jenner, si dhe fëmijët e Barker, u drejtuan drejt Evropës, duke treguar pamje magjepsëse, të frymëzuara nga stili gotik.

58145135 10842967 Children The star was joined by her adorable daughter North who  a 75 1653251776045

Motra e Kourtney-t, Kim, mahniti me një fustan të zi me qafë të lartë, me pjesë të tejdukshme në gjoks dhe mëngë.

Ajo e kombinoi fustanin me një gjerdan floriri kryq dramatik, taka të zeza dhe një çantë të vogël të zezë, ndërsa flokët e saj bionde i kapi në një stil elegant.

58146077 10843077 image a 12 1653252224025

Pamja e Khloe ishte njëlloj në temë, duke shfaqur një kurorë të madhe ari dhe doreza të zeza. Ajo mahniti me një fustan të zi pa shpatulla, përpara se të ndërrohej në një kurorë më të vogël ari për festimet pas ceremonisë.

Kendall Jenner, së cilës iu bashkua i dashuri i saj Devin Booker, zgjodhi një fustan me lule pa mëngë, pastel me dekolte të lartë. Ajo i tërhoqi flokët e saj ngjyrë kafe të çelur në një stil mjaft të lartë, ndërsa balluket i rrethonin fytyrën.

Screenshot 1 46

Kylie Jenner, e cila udhëtoi drejt Italisë me vajzën Stormi, u dha fansave një mundësi të shohin pamjen e saj kur postoi një selfie të flokëve të saj në një pjesë dramatike anësore.

Ajo kishte një grim të mahnitshëm, ndërkohë që flokët e saj të errëta ishin kapur në një bisht të lartë. Ajo qëndroi në krah të Kourtney-t, së bashku me motrat e tjera, me një fustan me lule të siguruar nga disa rripa të zi.

kyliejenner 283042628 167751268988477 2586383867169995480 n

Nëna Kris Jenner ishte gjithashtu në temën e dasmës magjepsëse, të frymëzuar nga atmosfera gotike, teksa shkëlqeu me një fustan rozë të gjatë deri në dysheme me detaje me pupla.

Në formën e vërtetë të Kris-it, ajo u pa në mënyrë dramatike duke fshirë lotët ndërsa përcillte vajzën e saj të madhe në vendin e dasmës.

58143733 10842967 Mother of the bride Kris Jenner looked incredible in a pale pink a 88 1653251776268

Shkëlqimi dhe magjepsja shtriheshin edhe te fëmijët e Kourtney dhe Travis, me Penelope, 9 vjeçe, e veshur me një fustan të kaltër të çelur prej tyli, të zbukuruar me trëndafila të kuq. Ajo gjithashtu mbante një tufë trëndafila ndërsa ecte nëpër korridor, të cilat përputheshin me flokët e saj të gjatë dhe të kuq të zjarrtë.

Vëllai i saj më i vogël Reign, 7 vjeç, gjithashtu dukej bukur me kostum me pantallona të shkurtra, çorape deri te gjuri dhe një kravatë.

Screenshot 2 44

Vajza e Barker, Alabama, 16 vjeçe kishte veshur një fustan treçerekësh me të njëjtën nuancë në fustanin e Penelope, ndërsa Atiana de la Hoya kishte veshur një fustan të ngjashëm dhe taka të kuqe me rripa.

58144185 10842967 Adorable Kourtney s youngest son Reign seven wore a suit as he l a 86 1653251776223

Ndërkohë, Kourtney mahniti me një fustan të shkurtër të bardhë me korse dhe një vello të gjatë nga Dolce & Gabbana, pasi e kanalizoi Madonan me një fustan të shkurtër dantelle dhe vello për ceremoninë e saj në gjykatë.

58143711 10842967 Here she comes Attendants held up her long veil as she made her  a 96 1653251776574

Çifti thanë "po" në Castello Brown, një pronë historike lart mbi port. Më pas, ata thuhet se do të kthehet në Los Angeles për një tjetër pritje - dhe akoma më shumë veshje dasme të modës së lartë. /Telegrafi/

58146783 10842967 image a 4 1653253227991

58147331 10843191 image a 11 1653254813809