A e dini recetën sekrete të jetëgjatësisë? Ja përfitimet shëndetësore nga Vegeta Maestro Curry!

Curry pluhur është një produkt britanik i krijuar gjatë sundimit të tyre kolonial në Indi. Fjala curry (shqip kërri) e cila rrjedh nga fjala angleze erdhi nga India jugore dhe në përgjithësi i referohet një gjelle të zier, shumë të aromatizuar e të gatuar me lloje të ndryshme produktesh, megjithatë, në
Perëndim ky kuptim është zgjeruar mjaft dhe i referohet çdo salce pikante të gatuar sipas mënyrës së kuzhinës së Azisë Jugore.
Vegeta Maestro Curry si përzierje e erëzave të zgjedhura, është burim i shkëlqyer i vitaminave E, K, C, i acidit folik, niacinës, tiaminës, riboflavinës dhe kolinës. Është një burim i shkëlqyer i mineraleve siç janë; mangani, hekuri, bakri, magnezi, kalciumi, fosfori, seleni dhe zinku. Përmban fibra diete, beta karoten dhe fitosterol.
Përdorimi i kësaj erëze ka ndikim të gjerë në aspketin shëndetësor si:
- parandalimi i zhvillimit të kancerit,
- mbrojtja kundër zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare,
- zvogëlon simptomat e sëmundjes së Alzheimerit,
- redukton gjendjet me dhimbje
- redukton proceset inflamatore,
- mirëmban shëndetin e kockave,
- rrit imunitetin nga infeksionet bakteriale,
- rrit aftësinë e mëlçisë për të pastruar organizmin nga toksinat.
Nëse keni dëshirë të eksperimentoni me këtë erzë në kuzhinën tuaj, ja rekomandimet tona për fisnikërimin e pjatave tuaja.
- Supë me kungull
- Salcë me salmon ose ton nga skara
- Mish viçi dhe derri i pjekur dhe jahni
- Rulet mishi me mish të grirë qengji apo viçi
- Mish gjahu dhe mish shpendësh
- Mish pule dhe gjeldeti i pjekur dhe jahni
- Salcë për mish pule
- Peshk, vezë dhe djathë
- Karkaleca të skuqur deti
- Pjatë me vezë dhe djathë
- Salcë me majonezë dhe jogurt
- Oriz i zier ngadalë
- Cous-cous i zier
- Brumë për petë tigani të mbushura me mish pule apo karkaleca deti
- Perime të gjelbra
- Salcë për shoqërim të perimeve
- Thjerrëza jahni
- Bizele jahni
- Krem me kërpudha për lyerje
- Patate të pjekura
- Salcë sallate
- Krem çokollate për akullore me qumësht kokosi apo ajkë të ëmbël
- Toptha çokollate
- Kek çokollate me arra dhe bajame.
/Telegrafi/


















































