Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të pandehurve M.XH, I.M, E.Z, M.I dhe J.A, dy femra dhe tre meshkuj, të cilët janë shpallur fajtor për veprat penale “trafikim me njerëz”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pesë të pandehurit janë dënuar me 23 vite e gjashtë muaj burgim për kryerjen e veprave penale të lartcekura.
Kjo është konfirmuar për Telegrafin nga Gjykata e Pejës.
Sipas përgjigjes thuhet se të pandehurit M.Xh, I.M, E.Z, M.I dhe J.A nga data 12.10.2021 e në vazhdimësi gjerë me datën 16.10.2021 në vilat “ G.A” në fshatin. R. K- P, në bashkëveprim marrin pjesë në trafikimin e njerëzve ndaj të dëmtuarës K.G. duke e mashtruar, strehuar dhe duke e vënë në lajthim me qëllim të shfrytëzimit seksual për përfitime materiale.
Tutje Gjykata bënë të ditur se i pandehuri J.A me dt.12.10.2021 duke e mashtruar te dëmtuarën me pretendimin se kinse do ta marr për bashkëshorte, të njëjtën e vë në lajthim duke e marr në vendbanimin e saj në fshatin Ll.K- M., përderisa ishte i shoqëruar me dëshmitarin A.M me veturën e tij xhip “ N.” me ç’rast e dërgojnë në një vilë në M. dhe pasi që i pandehuri J.A kryen marrëdhënien seksuale me të, të njëjtën ia vë në dispozicion edhe dëshmitarit A.M pasi që paraprakisht e kishte paguar vilen i pandehuri J.A, e që më pas komunikon me të pandehurin I.M, më qëllim të strehimit të të dëmtuarës tek vilat “G.A” për shfrytëzim seksual me qëllim të përfitimit material, ku paraprakisht ishin të vendosur të pandehurit I.M, E.Z, M.Xh, dhe M.I e ku ishin takuar që të gjithë përveç të pandehurës M. e cila kishte mbet në vila, në vendin e ashtuquajtur “ H.K” në fshatin R. K-P.
Fillimisht nga i pandehuri I.M sigurohen tableta qetësimi “L.” për të dëmtuarën K.G e cila tani më ishte në veturën e të pandehurit në fjalë dhe me të tjerët e më pas të njëjtën e dërgojnë tek vilat, ku nga aty e njëjta del duke e shoqëruar vetëm i pandehuri M. ku ky i fundit kërkon nga të pandehurat M. dhe E. që të sigurojnë klientë të ndryshëm ku detyrohet e dëmtuara që të ketë marrëdhënie seksuale me pagesë me persona të ndryshëm, e në raste të caktuara edhe marrëdhënie seksuale në grup së bashku me të pandehurën M. në këmbim të të hollave në shuma prej 50 deri në 200€, të cilat janë dorëzuar tek të pandehurit M. dhe I. e më pas me të njëjtat janë bërë pagesat e vilave, ushqimi dhe transportit me kompaninë “L.T” si dhe për nevoja personale, e që gjatë kësaj kohe i pandehuri J. komunikon nga numri i tij në telefonon i cili e kishte në posedim i pandehuri M., duke i urdhëruar me fjalët “diçka mane naj dite bone naj pare e qoni në M.”, shkruan Telegrafi.
Ndërsa, me datë 16.10.2021, sipas aktgjykimit thuhet se pasi që i pandehuri I. e shfrytëzon seksualisht të dëmtuarën K. kjo e fundit merr kërcënime nga e pandehura E. e cila ishte në lidhje më të lartë cekurin dhe e njëjta duke mos gjetur zgjidhje konsumon njëzet (20) tableta të qetësimit ku si pasojë i keqësohet gjendja shëndetësore dhe po atë ditë i pandehuri M. me kërkesë të të pandehurit I. së bashku me të miturat A.B dhe J.K si dhe me dëshmitarin P.E si vozitës i kompanisë së lartcekur e dërgojnë tek “ M.T” në M., duke e vendosur në një dhomë ku më pas shërbimi i këtij moteli thërret kompaninë e sipërshënuar që të kthehet e ta merr të dëmtuarën pasi nuk kishte arritur ta identifikoi me ç’rast e dëmtuara më pas dërgohet të shtëpia me një taksi privat ku nga ana e familjareve të saj dërgohet për kontroll mjekësore meqenëse gjendja e saj psiko- fizike ka qenë jo e mirë, me çka në bashkëveprim dhe në vazhdimësi kanë kryer vepër penale trafikim me njerëz nga neni 165 par.1 lidhur me nenin 31 dhe nenin 77 të KPRK-së.
Tutje në përgjigjen e gjykatës për Telegrafin thuhet se i pandehuri M.I më parë dhe gjerë më datën 25 tetor 2021 rreth orës 14:00, në vilat “G.A” në fshatin R.K. P., i pandehuri në kundërshtim me nenin 4 par.1 pika 1.1.9 të Ligjit Për Armë (Ligji Nr.05/L-022), ka mbajtur në pronësi dhe kontroll të paautorizuar dhe atë: një pistoletë të llojit “B.”, me nr. serik B.., kalibër ..mm P.A.K. dhe një karikator pa municion në atë mënyrë që ditën kritike pas një kontrolli të ushtruar nga ana e policisë sipas urdhrit të GJPP, i pandehuri në vendin e lartcekur dorëzon armën me të dhënat si më lartë, e cila ishte duke u mbajtur në pronësi në mënyrë të paautorizuar nga i lartcekuri, me çka ka kryer vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.
“Më parë dhe gjerë me datë 25.10.2021, rreth orës 14:00, në vilat “G.A” në fshatin R.K. P., përdor armën me gaz në kundërshtim me nenin 4 par.1 pika 1.1.9 (Ligji nr.05/L-022), në atë mënyrë që, përderisa i pandehuri ishte duke qëndruar në vendin e lartcekur, i njëjti ka përdorë armën duke shtënë me të njëjtën, me ç’rast nga ana e policisë gjatë kontrollit sipas urdhrit të GJPP janë gjetur gëzhoja të armës së lartcekur përgjatë oborrit të shtruar me kubëza si dhe përball hyrjes së vilave, ashtu që dy (2) gëzhoja janë gjetur në veturën me targa *** sipas dëshmisë #2, pesë (5) gëzhoja në hapësirën e jashtme të motelit sipas dëshmisë #5,6,7,8,9, si dhe katërmbëdhjetë (14) gëzhoja brenda vilës nr. 6 sipas dëshmisë #11,12,13, katër (4) gëzhoja sipas dëshmisë #14,15,16 dhe dy (2) gëzhoja sipas dëshmisë #18,19, më pastaj dy (2) gëzhoja sipas dëshmisë D#25 tek hyrja e vilës nr. 7, dhe një (1) gëzhojë tek banjo e vilës nr. 6 sipas dëshmisë #26 dhe kutia e armës sipas dëshmisë D#28 dhoma nr. 6, me çka ka kryer veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par. 1 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Pejës.
I pandehuri tjetër I.M sipas Gjykatës deri më 25.10.2021 rreth orës 14:00, në vilat “G.A” në fshatin R.K. Pejë, i pandehuri në kundërshtim me nenin 5 par. 1 të Ligjit Për Armë (Ligji Nr.05/L-022), ka mbajtur në pronësi dhe kontroll të paautorizuar, dhe atë: një pistoletë të llojit “C.Z”, kalibër ..mm, me nr. serik …. së bashku me një karikator të zbrazët, në atë mënyrë që, ditën kritike pas një kontrolli te ushtruar nga ana e policisë sipas urdhrit të GJPP, i pandehuri përderisa ishte duke qëndruar në vilen nr. 7 nga aty me të vërejtur prezencën e Policisë në oborrin e vilave në fjalë, i njëjti hedh nga dritarja pistoletën cal. . mm, e cila ishte duke u mbajtur në pronësi në mënyrë të paautorizuar nga këtu i pandehuri, me çka ka kryer vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.
“Më parë dhe gjerë me datë 25.10.2021, rreth orës 14:00, në vilat “G.A” në fshatin R.K. Pejë, përdor armën në kundërshtim me nenin 5 par. 1 të Ligjit për Armë (Ligji nr.05/L-022), në atë mënyrë që, përderisa i pandehuri ishte duke qëndruar në vendin e lartcekur, i njëjti ka përdorë armën duke shtënë me te njëjtën, me ç’rast nga ana e policisë gjatë kontrollit sipas urdhrit të GJPP janë gjetur gëzhoja të armës së lartcekur përgjatë oborrit te shtruar me kubëza si dhe përball hyrjes së vilave, ashtu që, dy gëzhoja janë gjetur sipas dëshmisë #4 dhe #21 tek hapësira e jashtme e motelit, një gëzhojë brenda vilës nr. 6 sipas dëshmisë #17, një gëzhojë në hapësirën e jashtme të motelit mes vilës 5 dhe 6 sipas dëshmisë #22, me çka ka kryer veprën penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par. 1 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.
Gjykata Themelore e Pejës konfrom dispozitave ligjore të akuzuarit i gjykon si në vijim:
Të akuzuarës M.Xh për vepër penale si në dispozitivin e parë të cekur si më lartë, i ërcakton dënim me burg në kohëzgjatje prej tri (3) vite dhe dënimin me gjobë në shumën prej pesëqind (500) €, të akuzuarës i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.
Të akuzuarit I. M për vepër penale si në dispozitivin e parë të cekur më lartë i caktohet dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) vite, dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.000 euro. Për vepër penale si në dispozitivin e katërt të cekur më lartë i caktohet dënim me gjobë në shumë prej 1.000 €. Për vepër penale si në dispozitivin e pestë të cekur më lartë i shqiptohet dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e tre (3) muaj. Të akuzuarit i shqiptohet dënim unik në kohëzgjatje prej pesë (5) vite e gjashtë (6) muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijë (2.000) €, i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data e arrestimit e tutje.
Të akuzuarës E.Z për vepër penale si ne dispozitivin e parë të cekur më lartë, i përcakton dënim me burg në kohëzgjatje prej tre ( 3) vite dhe dënimin me gjobe ne shumen prej pesëqind (500), i llogaritet koha e kaluar ne paraburgim dhe ne arrest shtëpiak.
Të akuzuarit M.I për vepër penale si në dispozitivin e parë të cekur më lartë i caktohet dënim me burgim ne kohëzgjatje prej gjashtë (6) vite, si dhe dënim me gjobe ne shumen prej njëmijë (1.000) €. Për vepër penale si ne dispozitivin e dytë të cekur më lartë te aktakuzës i caktohet dënim me gjobe ne shume prej njëmijë (1.000) €. Për vepër penale si ne dispozitivin e tretë të cekur më lartë te aktakuzës i shqiptohet dënim me burgim një (1) vit e gjashtë (6) muaj.
Të akuzuarit i shqiptohet dënim unik në kohëzgjatje prej shatë (7 ) vite si dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijë (2.000) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim nga data e arrestimit.
Të akuzuarit J. A për vepër penale si në dispozitivin e parë të cekur më lart, i caktohet dënim me burgim ne kohëzgjatje prej pesë (5) vite, dhe dënim me gjobe ne shumen prej njëmijë (1.000) €., në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data e arrestimit e tutje.
“Dënimi me burgim për secilin te akuzuar do te ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë se aktgjykimit, ndërsa dënimi me gjobe do te ekzekutohet me se largu ne afat prej tre (3) muajve nga dita e plotfuqishmërisë se aktgjykimit”, thuhet në përgjgijen e Gjykatës për Telegrafin.
Tutje Gjykata thekson se në qoftë se të akuzuarit secili veç e veç nuk e paguajnë dënimin me gjobë në afat të caktuar, atëherë i njëjti dënim do të zëvendësohet me dënim me burg duke llogaritur një ditë burgim për çdo njëzet (20) euro të gjobës.
Gjykata ka theksuar se e dëmtuara K.G për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.
“Të akuzuarat M.Xh, dhe E.Z secila veç e veç obligohen që të paguajnë shpenzime që në emër të shpenzimeve të procedurës penale tëpaguaj shumën me nga pesëdhjetë (50) €, në emër të paushallit gjyqësor shumën me nga pesëdhjetë (50) €, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën me nga pesëdhjetë (50) €,. Të akuzuarit I. M, M.I dhe J.A secili veç e veç obligohen që në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguajnë shumën me nga njëqind (100) €, në emër të paushallit gjyqësor shumën me nga njëqind (100) € si dhe ne emër te kompensimit të viktimave të krimit shumën me nga pesëdhjetë (50) € . Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, ka bërë të ditur Gjykata.
Pas shpalljes së aktgjykimit I. M, M.I dhe J.A u vazhdohet masa e paraburgimit e cila do të zgjas deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit por jo ma gjatë se dënimi i shqiptuar.
Deri te shpallja e këtij aktgjykimi ka ardhur pas hetimeve intensive që janë kryer nga Prokuroria Themelore e Pejës, konkretisht prokurorja e rastit Lumturije Vuçetaj nga departamenti i Krimeve të Rënda.
Kundër këtij aktgjykimi është e lejuar ankesa në afat prej 15 ditësh, nga dita e marrjes, Gjykatës së Apelit në Prishtinë, e nëpërmjet të kësaj gjykate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A