Këngëtarja ekspresive e çmimeve të parë të festivaleve është rikthyer. E këtë herë për të marrë sërish duartrokitjet dhe inkurajimin e publikut, që e mbështeti qysh herët. Edhe nëse do të merrte ndonjë çmim nuk do të ishte keq, megjithatë ky nuk është më qëllim në vetvete.
Aurela Gaçe ka ditë që është shfaqur në rrugët e Tiranës e gjithashtu edhe përmes ekranit, me këngën e saj të re, “Hape veten”, me të cilën edhe konkurron në festivalin “Kënga
Magjike”.
Po cilat janë projektet e reja të këngëtares, jeta mes Shqipërisë dhe Amerikës, zhgënjimet dhe emocionet që ka marrë?! Ajo vjen në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth”, ka rrëfyer vetë gjithçka…
Kjo vizitë e juaja në Tiranë i dedikohet Festivalit “Kënga Magjike”?
Aurela: Ardhja në muajin tetor në Tiranë ishte vendosur që gjashtë muaj më parë, sepse në Amerikë gjërat planifikohen dhe mua më duhet t’i mbyllja punët e mia atje për të ardhur në Tiranë. “Kënga Magjike” ka dalë rrugës. Në fakt kisha ftesë për të kënduar edhe tek “Këngët e Shekullit”, por që për fat të keq koha nuk korrespondonte me punët dhe programet e mia. “Kënga magjike” jo vetëm që ishte një ftesë, por që shkonte paralel edhe me dëshirën time për t’u shfaqur në Shqipëri. Pasi edhe unë kisha nevojë për një dalje dinjitoze në një skenë të vërtetë dhe ky festival është i tillë.
Me çfarë konkurroni në këtë festival?
Aurela: Është një këngë e kompozuar nga Flor Mumajezi, e shkruar nga Timo Flloko, “Hape veten” dhe që është një këngë që fillimisht u nis për albumin tim. Është një këngë që nis qetë, e megjithatë ka edhe rritjet e saj, ku mendoj se shfaqet Aurela e sotme me atë të
dikurshmen.
Është folur në fakt shumë për albumin tuaj. Si po shkojnë përgatitjet për të?
Aurela: Në lidhje me albumin tim jam në një dilemë për faktin se çfarë muzike do të përmbajë ky album. Pasi në fillim unë jam prezantuar tek publiku me këngë të lehta dhe më pas edhe me këngën popullore. E mëdyshja ishte nëse do të nxjerr një album apo dy, në të dy gjinitë e muzikës. Tani jam në fazën e zgjedhjes së autorëve, jam duke studiuar në fakt që ky album të jetë sa më shpejt dhe sa më mirë në treg.
Pas Këngës Magjike do të rikthehesh sërish në Amerikë?
Aurela: Po, mbas sezonit të “Këngës Magjike” do të kthehem në Amerikë, në muajin dhjetor. Megjithatë, në Shqipëri do të rikthehem sërish edhe shpesh. Në muajin mars do të jem enkas për albumin tim.
Po në Festivalin në RTSH përse nuk do të merrni pjesë? Keni ndonjë zhgënjim prej tij?
Aurela: Nuk kam ndonjë zhgënjim prej tij, por arsyeja është se unë marr pjesë në Këngën Magjike pasi është një festival me shumë çmime dhe nuk është ajo trysni që është në festivalin në RTSH, ku jepet vetëm një çmim. Unë vij në një festival për të kënduar për qejf, unë kam dëshirë të dalë në skenë, ashtu si dikur, kur erdha nga vendlindja ime në Tiranë që kisha dëshirë të dilja në skenë, edhe tani kështu është. E rëndësishme është që unë dal sërish në skenë, nëse marr një çmim mirë është, nëse jo nuk ka problem. Unë deri më sot troftë i kam marrë falë punës sime dhe kjo më bën të ndihem mirë.
Një vit më parë u kthyet në Tiranë pas një mungese relativisht të gjatë. Cila është gjëja që ju bëri më shumë përshtypje?
Aurela: Shumë gjëra, por doja t’u tregoja një impresiono timin. Jonida Maliqin e kam lënë të vogël dhe më ka bërë përshtypje të madhe kur erdha si e ftuar në Festival në dhjetor. Përveç mikes sime të ngushtë, Eli Fara, e cila më mbështet gjithmonë, Jonida Maliqi pasi unë kam mbaruar këngën më ka ardhur më ka përqafuar dhe me lot në sy më ka thënë “Faleminderit, që na solle këtë emocion”. Dhe sinqerisht është e mrekullueshme kur një artiste merr vlerësime nga një kolege dhe gjej rastin t’i uroj Jonidës shumë suksese.
Na trego diçka për jetën në Amerikë?
Aurela: Në Amerikë jetoj me motrën time, Blertën. Ajo ka qenë edhe arsyeja e largimit tim, pasi unë dhe ime motër jemi shumë të lidhura dhe e kam rritur vetë në fakt, e më dukej si detyrim ikja me të. Ajo tashmë është rritur dhe është bërë ashtu si unë e doja, shumë e fortë dhe e zonja. Kemi një lidhje mjaft të veçantë, madje edhe në muzikë, fjala e saj ka shumë peshë tek unë. Është një kritike e imja, kjo edhe pasi ka një shije të tmerrshme për artin. Fakti që edhe studion për aktrim, por edhe duke njohur të renë, më ndihmon dhe nuk më lë mua të vjetrohem. Më servir gjëra të reja, të cilat edhe do t’i kem në album. Ajo që më thotë është se duhet t’i mëshoj shumë tregimit të vetvetes. Është një gjë, që nëse do të jesh mirë nuk duhet ta tregosh këtë vetëm me flokët, apo me look-un në tërësi. Dhe unë dua të tregoj veten time, Aurelën e vërtetë në këtë album.
Publiku shqiptar, sa ju mungon në USA?
Aurela: Më mungon skena shqiptare në fakt, e nëse do të kisha ardhur më parë në Shqipëri, padyshim që do të isha tek Këngët e Shekullit. Por tani ardhjet e mia në Tiranë tashmë do të jenë të shpeshta. Ajo që më ka emocionuar këto ditë që kur ndodhem në Tiranë, është se rrugës mjaft njerëz më flasin, më përshëndesin dhe ndjej mjaft dashuri për ta dhe më ka prekur kjo gjë në fakt. Duke qenë këtu më parë nuk e vija re ose nuk e perceptoja këtë mbështetje, por ngaqë më ka munguar, tani e shoh dhe është një dashuri e pamasë. Artisti gjithmonë vuan për fjalën e mirë të publikut. Edhe në Internet pashë këto ditë që publiku im në Amerikë më shkruante që do të votojnë për këngën time në Festival. Gjendem mes dy dashurive dhe ndihem mirë, sepse për këtë kam luftuar dhe shpresoj të mos i zhgënjej.
/Bluetooth/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje