Kur e patë fotografinë, mbase menduat se e tërë këmisha mund të futet brenda, por jo. Pajisja e quajtur Coton, ka një teknikë interesante pune, që krijuesit e kanë quajtua “larje me shtrydhje”.

unnamed (9)


Përmes një zgjatimi që ka në mes ky mjet, bën deri në 700 goditje në minutë, duke e hequr njollën në pëlhurë për 30 sekonda, transmeton Telegrafi.

Për ata që gjithmonë njollosen duke ngrënë, kjo është pajisja që duhet të kenë domosdo.

Mirë, për momentin është në shitje vetëm në Japoni dhe kushton 10.800 Yen që është ekuivalenti i 80 eurove. /Telegrafi/