E bën shefi, e bën edhe ai – Pence kopjon Trumpin, largon edhe ai shishen e ujit nga tryeza (Video)

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence është quajtur një 'çudi' pasi u shfaqën pamjet e çuditshme që tregonin se ai e largoi një shishe uji nga tryeza, pasi të njëjtën gjë e kishte bërë shefi i tij, Donald Trump.
Dhe ky veprim i Pence, përcjell Telegrafi, ka provokuar përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët e kanë quajtur “shqetësuese”.
Pamjet e tilla bëhet e ditur se janë marrë gjatë një takimi të mërkurën.
“Kjo është psikologjikisht shqetësuese”, ka qenë njëri ndër komentet e shumta në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































