Rezultati i zgjedhjeve federale të Gjermanisë të dielën ishte i papritur dhe shqetësues, të paktën për standardet gjermane. Dy partitë kryesore, Social Demokratët (SPD) dhe Bashkimi Kristian Demokrat (CDU), bashkë me partinë simotër të saj bavareze, Bashkimi Social Kristian (SCU) u ndëshkuan në kutinë e votimit, pasi kishin qeverisur si një koalicion i madh nën kancelaren gjermane Angela Merkel për katër vitet e fundit.
Performanca e SPD-së ishte më e keqja që nga çdo zgjedhje federale që prej të parave të Republikës Federale, më 1949. Ngjashmërisht, aleanca CDU/CSU u kthye në të dytën më të keqe që prej 1949 duke qenë se CSU vuajti humbjet më të këqija në zgjedhjet federale në historinë e vet. Kjo është veçanërisht e veçantë, duke qenë se Bavaria do të mbajë zgjedhje të nivelit shtetëror vitin e ardhshëm.
Thënë këto, zgjedhja ishte një rrëshqitje ndaj koalicionit të madh të Merkelit. Dhe në një pikë të caktuar, mund të shihet si një votë protestë ndaj Merkelit vetë. Ndërkombëtarisht, ajo vlerësohet si një lidere efektive dhe si garantuese e stabilitetit dhe autoritetit moral në Perëndim. Por, në atdhe, qartazi ajo nuk shihet më si e tillë.
Gabimi më i madh i Merkelit në këto zgjedhje ishte mbështetja në të njëjtën strategji mbrojtjeje që përdori në dy zgjedhjet e mëparshme, të cilat i fitoi ndjeshëm. Duket se ajo ka supozuar se shmangia e polemikave dhe ruajtja e qetësisë për çështje kyçe në Evropë do të funksiononin edhe një herë. Kjo tregoi gjykim të dobët, duke qenë se kriza e refugjatëve në vitin 2015 dhe pasojat e saj ndaj Gjermanisë, nuk thonë asgjë për rritjen e të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila mori rreth 13 për qind të votave.
Shumë gjermanë kanë pyetur veten se çfarë shtrihet përpara në të ardhmen e vendit të tyre dhe për identitetin kombëtar gjerman. Merkel nuk ofron përgjigje të mjaftueshme për këto pyetje. Dhe ndërsa mbeti e heshtur, populistët si zëvendëskryetari i AfD-së, Alexander Gauland, mbushën boshllëkun me thirrje të larta ndaj nostalgjisë etnike dhe nacionaliste.
Në fakt, fituesi i madh në këto zgjedhje ishte AfD, anëtarët e të cilit përfshijnë neonazistë dhe ekstremistë të tjerë. Suksesi i partisë është turp për Gjermaninë. Pas 72 vitesh, e djathta ekstreme është kthyer në Bundestag – dhe si blloku i tretë më i fortë. Dhe AfD tashmë është partia e dytë më e madhe në shtetet federale që përbëjnë ish-Gjermaninë Lindore.
Gjermania nuk është i vetmi vend evropian ku populistët e krahut të djathtë kanë pasur fitore elektorale në vitet e fundit. Por askund nuk është ringritja e të djathtës ekstreme më shqetësuese se në Gjermani, duke marrë shkas nga vetë historia. Për të parandaluar të djathtën nga dëmi i pariparueshëm në demokracinë gjermane, partitë që i qëndrojnë vlerave demokratike duhet të marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre për të formuar një qeveri të re.
Merkel me siguri do të mbetet kancelare në qeverinë e ardhshme. Teksa anëtarët e CDU-së dhe të CSU-së e debatojnë çështjen në ditët e ardhshme, ata do të gjejnë se nuk ka alternativë tjetër më të besueshme dhe popullore sa ajo. Me apo pa humbjet elektorale, nuk mund ta largosh kancelaren pa pasur një zëvendësim për të. Merkel është me fat: thikat nuk janë nxjerrë ende; dhe nëse dalin, me gjasa nuk do të kthehen në gjak – të paktën për momentin.
Një tjetër rezultat i papritur i zgjedhjeve është se liderët e SPD tani po diskutojnë për t’iu bashkuar opozitës – sikur pjesëmarrja në qeveri të ishte një mallkim që duhet shmangur me çdo kosto. Kjo do ta bëjë procesin e formimit të qeverisë së ardhshme të gjatë dhe të dhimbshëm, që nuk është e pazakontë për politikën gjermane.
Me SPD-në që refuzon të marrë pjesë në një koalicion të madh, i vetmi opsion i mundshëm matematik që mbetet është një aleancë “Xhamajka” – që ka marrë emrin nga flamuri i Xhamajkës me të zezë, të verdhë dhe të gjelbër – që përbëhet nga CDU/CSU, Demokratët e Lirë liberal dhe të Gjelbrit. Por, deri atje nuk do të jetë e lehtë: ndërsa partitë nuk do të kenë shumë telashe të arrijnë kompromiset e nevojshme politike, ata ndryshojnë shumë në mentalitetin e qeverisjes dhe stilin e lidershipit.
Për më tepër, kalendari politik vendas me shumë gjasa do të zgjasë bisedimet e koalicionit. Liderët e partisë do të marrin qëndrime dhe do të përpiqen të shpëtojnë fytyrën në sytë e votuesve të tyre por kjo nuk do të ndodhë deri pas zgjedhjeve shtetërore në Saksonin e Poshtme në 15 tetor. Dhe edhe atëherë, një qeveri e re nuk do të formohet shpejt.
Alternativat e vetme për një koalicion Xhamajkë janë një qeveri minoriteti CDU/CSU ose një zgjedhje e re pranverën e ardhshme, që me gjasa vetëm sa do të forcojë pozicionin e AfD. Të dyja rezultatet do të jenë të këqija për Gjermaninë, që perceptohet gjerësisht – dhe ofron mbështetje – si një spirancë stabiliteti në Evropë.
Kjo nënkupton se e ardhmja e demokracisë gjermane dhe stabiliteti evropian do të varen nëse arsyeja prevalon mes partive më të vogla të mbetura. Partitë Xhamajka kanë një përgjegjësi të mbështesin Merkel dhe të arrijnë në kompromis sa të munden për të formuar një qeveri. Liderët e tyre, shpresojmë, do të jenë mjaftueshëm të zgjuar të punojnë së bashku në mirëbesim, në vend që të kërkojnë vetëm avantazhe të vogla partizane. Ana mund të fillojnë duke bërë reforma në siguri dhe ekonomi dhe me modernizimin ekologjik dhe dixhital si tre shtyllat e një lloji të ri koalicioni.
Sa për Merkelin, dështimi për të formuar një qeveri mazhoritare do të nënkuptonte me gjasa fundin e drejtimit të saj si kancelare. Dhe më gjerësisht, vetëm sa do të nxiste një periudhë të re kaosi politik. Askush nuk duhet t’ia urojë këtë Gjermanisë – apo Evropës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze